KINË – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kinë, ku një 4-vjeçar ka mbetur i bllokuar mes shinave të trenit.
Ngjarja ka ndodhur më 3 Dhjetor, ndërsa i mituri bllokohet ndërkohë që dyert e trenit mbyllen.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i rojës së sigurisë, i cili ndali trenin në kohë rekord dhe me ndihmën e kolegut ngriti fëmijën nga vendi ku kishte ngecur duke i shpëtuar kështu edhe jetën./Radar.al


