Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Milani kërkon pasuesin e Igli Tares, një italian është në garë për postin e drejtorit sportiv

    Zvicra thotë se po vazhdojnë bisedimet Iran-SHBA

    Gent Progni i mek fare Piranjat: Ata që janë mësuar të kapin njerëzit për xhakete me kamera në dorë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Të tjera

    Sulme ruse ndaj infrastrukturës civile në Ukrainë

    December 7, 2025
    Si pasojë e dëmeve të shkaktuara nga sulmet ruse në rajonin e Odesës në jug të vendit, kanë mbetur pa ngrohje 9,500 vetë dhe pa ujë 34,000.

    Rusia vuri përsëri në shënjestër infrastrukturën energjetike të Ukrainës. Sipas Kievit ka pasur sulme në tetë rajone të vendit. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski akuzoi përsëri Moskën për sulme të qëllimshme ndaj infrastrukturës civile të Ukrainës. Ai shkroi në mediat sociale se pas sulmeve të natës me më shumë se 650 dronë dhe 51 raketa pati të lënduar dhe shkatërrime. Zelenski deklaroi se objektivi kryesor ishte përsëri infrastruktura energjetike e vendit.

    Njerëzit pa ngrohje dhe ujë

    Si pasojë e dëmeve të shkaktuara nga sulmet ruse në rajonin e Odesës në jug të vendit, kanë mbetur pa ngrohje 9,500 vetë dhe pa ujë 34,000, tha Ministri i Rindërtimit të Ukrainës, Oleksiy Kuleba.

    Kryeministrja Yulia Svyrydenko paralajmëroi në njoftim në shërbimin X se  ndërprerje të energjisë elektrike priten në të gjithë vendin si rezultat i riparimeve. Rusia i ka intensifikuar javët e fundit sulmete saj ndaj infrastrukturës së furnizimit me energji dhe transportit të Ukrainës.

    Sulm edhe pranë Kievit

    Nga një sulm rus në një kryqëzim hekurudhor në qytetin Fastiv, në jugperëndim të Kievit, u dëmtua një depo dhe disa vagona treni.  “Nga këndvështrimi ushtarak, ky sulm nuk kishte kuptim”, tha Zelenski. Në shënjestër të sulmeve ishin edhe bizneset dhe ndërtesat e banimit në rajonin e Kievit.

    Moska raporton dëme pas sulmeve ukrainase me dronë

    Ministria Mbrojtjes në Moskë tha se sulmet ndaj Ukrainës ishin si përgjigje ndaj sulmeve të dyshuara ukrainase kundër objektivave civile në Rusi.

    Sipas Pavel Malkov, guvernatori i rajonit Ryazan, në rajonet Ryazan dhe Voronezh pati dëme, por jo të plagosur. Ai deklaroi gjithashtu se ishin rrëzuar 29 dronë ukrainas.

    Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës raportoi se kishte kryer një sulm ndaj rafinerisë ruse të naftës në Ryazan, rreth 200 kilometra në juglindje të Moskës. Rafineria i përket korporatës Rosneft dhe ishte goditur më parë nga një sulm me dronë ukrainas në fund të tetorit./DW

    “B*thë lëpirësat e politikanëve”/ Milaim Zeka bën deklaratën e fortë: Nuk njoh më mashtrues se Blendi Fefziu

    sulme ruse Ukrainë Volodymyr Zelenski
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Milani kërkon pasuesin e Igli Tares, një italian është në garë për postin e drejtorit sportiv

    June 20, 2026

    Zvicra thotë se po vazhdojnë bisedimet Iran-SHBA

    June 20, 2026

    Gent Progni i mek fare Piranjat: Ata që janë mësuar të kapin njerëzit për xhakete me kamera në dorë

    June 20, 2026

    Protesta/ Rama: Dy fotografi dhe dy fytyrat e një simboli të thirrjes për diasporën

    June 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Nga Ardit RadaKa politikanë që dallohen për betejat që zgjedhin të bëjnë. Ka të tjerë…

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.