Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Bulevardin “Zogu i Parë”, ku një automjet ka përplasur një motor.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ka persona të lënduar.
Në vendngjarje ndodhet një numër i madh qytetarësh, ndërsa pritet njoftim zyrtar nga policia.


