TIRANË-Aktori i humorit, Rezart Veleshnja ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale për humbjen e këngëtarit të mirënjohur Shpat Kasapi.
Përmes një postimi në rrjetin social Instagram shkruan se 3 mijë njerëz kanë qenë prezent në përcjelljen për në banesën e fundit të Kasapit.
“Mbi 3 mijë njerëz për ty vllai im Shpat. Kaq zemër të mirë kishe!”- shkruan Veleshnja./Radar.al



