TIRANË- Arbana Osmani mbrëmjen e sotme ka startuar një tjetër emision që me shumë gjasë sikurse ka bërë deri më sot do jetë një program teje i shikuar.
Moderatorja ka nisur programin e saj më të ri të cilin e transmeton në kanalin e saj në Youtube.
Ajo e cilëson si një projekt të cilin ajo e quan “shumë të dashur për zemrën”.
Emisioni titullohet “Mirëmbrëma Yje Kids” dhe, sipas Arbanës, nuk është thjesht një format argëtues, por një hapësirë e vogël, intime dhe e ngrohtë ku fëmijët janë në qendër me ëndrrat, mendimet dhe botëkuptimin e tyre plot sinqeritet.
Nderkohe, projekti i saj “Mirembrema Yje” i cili publikohet ne Youtube, vijon te jete shume i shikuar nga publiku shqiptar, per shkak te te ftuarve dhe deklaratave qe ata japin./Radar.al



