KORÇË– Janë zbardhur detaje të reja nga krimi i rëndë në Pogradec. Sot pas vendimit të Gjykatës së Korçës për autorin dhe tre personat e tjerë të ndaluar për këtë ngjarje, ka reaguar motra dhe një i afërm i Egli Progës.
I afërmi i 42-vjeçarit të ndjerë, ka folur sa i takon gjobvënies ndaj Progës. Dyshohet të jetë ky motivi që ka çuar Denis Meçen për dhunën brutale ndaj Progës.
Kjo është edhe njëra nga pistat të cilat po hetohen nga Prokuroria, ndërkohë veprimet hetimore do të mbledhin fakte të tjera për dosjen, ku do të merren dhe dëshmi nga persona që mund të kenë dijeni mbi ngjarjen.
Dyshohet se Eglantin Progës i është kërkuar të dorëzojë xhiron ditore të lokalit te grupi i Denis Meçes. Dyshohet se refuzimi i Progës për dorëzimin e xhiros ka bërë që ndaj tij të ushtrohet dhuna, që çoi në vdekjen e tij.
Ndërkohë policia po heton në disa pista përfshirë edhe gjobvënien.


