HONG KONG- Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë Hong Kongun dhe bazuar në atë që kanë raportuar mediat e huaja bëhet me dije se është ngjarja më vdekjeprurëse në 63 vitet e fundit.
Raportohet se të paktën 44 persona kanë humbur jetën, ndërsa 279 të tjerë rezultojnë ende të zhdukur.
Zjarr shpërtheu ne nje kompleks banimi, por ende nuk dihet shkaktari. Flaket u përhapen nga rrjeta jeshile e ndërtimit dhe skelat prej bambuje, të cilat Qeveria kishte filluar t’i nxirrte jashtë përdorimit në mars për arsye sigurie. Bilanci aktual i viktimave tashmë ka barazuar tragjedinë e gushtit të vitit 1962 në zonën Sham Shui Po, ku një zjarr i madh shkaktoi vdekjen e 44 personave dhe la qindra të pastrehë.
Sipas South China Morning Post, rreth 22.7 kilogramë fishekzjarre të ruajtura në ndërtesë kishin bërë që flakët të përhapeshin me shpejtësi në katet e sipërme.
Një tjetër zjarr i rëndë në nëntor të vitit 1996, në ndërtesën Garley në Kowloon, kishte shkaktuar vdekjen e 41 personave dhe plagosjen e 81 të tjerëve. Ngjarja më tragjike e regjistruar ndonjëherë në Hong Kong daton në vitin 1948, kur një shpërthim në katin përdhes të një magazinë pesëkatëshe që përmbante “mallra të rrezikshme” shkaktoi vdekjen e 176 personave./Radar.al


