Afërdita Dreshaj, ish-partnerja e këngëtarit Shpat Kasapi, ka reaguar pas lajmit të trishtë për ndarjen nga jeta të artistit 40-vjeçar, i cili humbi jetën si pasojë e një ataku kardiak.
“Pusho në paqe, Shpati! Ngushëllime familjarëve, miqve dhe komunitetit të artit shqiptar”, shkroi ajo në një postim në rrjete sociale, bashkë me një fotografi të këngëtarit.
Afërdita dhe Shpati kanë qenë një nga çiftet më të komentuar të showbiz-it shqiptar, deri sa marrëdhënia e tyre përfundoi në vitin 2013.


