SELENICË– Ditën e sotme, Ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka deklaruar se situata e zjarreve në Shqipëri vazhdon që të jetë e rënduar.
Ministri Vëngu ka dalë në terren për të parë nga afër situatën nga flakët në Bashkinë e Selenicës. Ndër të tjera ai shprehet se pas një lufte të madhe të autoriteteve ndaj zjarreve, më në fund në Bashkinë e Selenicës nuk ka asnjë vatër zjarri.
“Pas një nate përpjekjesh e pune të pandërprerë, strukturat operacionale të Emergjencave Civile në nivel lokal dhe qendror, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, kanë arritur të vënë nën kontroll vatrat e zjarrit në bashkinë e Selenicës. Rreziku për banesat është eliminuar, por situata mbetet nën monitorim të vazhdueshëm. Në ndihmë të forcave vendore janë bashkuar edhe dy ekipe zjarrfikësish nga #ForcateArmatosura. Mirënjohje të gjithë efektivëve për punën e tyre #Heroike në mbrojtje të jetës dhe pronës së qytetarëve. #TëGatshëmNëÇdoKohë🚒🌲”– ka shkruar Vëngu.




