Tre shtetas sudanezë janë ndaluar nga Policia Kufitare në segmentin rrugor Korçë–Dardhë, ku po lëviznin pa dokumente dhe në mënyrë të paligjshme. Sipas burimeve, ata kishin hyrë në territorin shqiptar përmes kufirit tokësor me Greqinë, me synimin për të vazhduar më tej drejt vendeve të Bashkimit Evropian.
Emigrantët janë shoqëruar në qendrën pritëse të Kapshticës, ku kanë kaluar kontrollin mjekësor. Mjekët kanë konfirmuar se gjendja e tyre shëndetësore është e mirë. Hetimet do të vijojnë me intervistimin e tyre dhe me procedurat e tjera ligjore sipas parashikimeve përkatëse.


