Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “A keni ju familje, nder e dinjitet?”, Ben Blushi humb durimin pas komenteve për protestën e Zvërnecit

    Nga sot nis pagesa për faljen e pjesshme të detyrimeve tatimore

    Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri, 4 të arrestuar në Tiranë, 2 në kërkim

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Showbiz

    Kate Middleton flet për herë të parë për flokët e saj bionde

    November 22, 2025

    BRITANI E MADHE– Princesha e Uellsit, Kate Middleton ka folur për herë të parë mbi ndryshimin e diskutuar të ngjyrës së flokëve të saj, pasi pamja më bionde e bëri bujë gjatë këtij vjeshte.

    Më 19 Nëntor, 43-vjeçarja mori pjesë në Royal Variety Performance në Londër së bashku me princin William, ku edhe ndau një detaj të papritur rreth pamjes së saj.

    Siç shkruajnë mediat e huaja aktorja Su Pollard i kishte thënë princeshës: “Më pëlqen shumë ngjyra e flokëve, duket shumë më e çelur.”

    Kate thuhet se iu përgjigj duke thënë: Më parë ishin kafe, por janë çelur nga dielli.

    Komenti u bë gjatë një bisede në prapaskenë, në eventin që shënoi rikthimin e çiftit në tapetin e kuq pas dy vitesh. Princesha kishte tërhequr vëmendjen që në shtator, kur u rikthye në detyrat zyrtare pas pushimeve verore me ngjyrën e saj më bionde ndonjëherë. Transformimi ishte befasues, pasi Kate zakonisht ka qëndruar besnike nuancës së errët kafe që e ka karakterizuar që prej martesës me William-in në vitin 2011. Edhe gjatësia e flokëve dukej më e madhe se zakonisht gjatë paraqitjes së 4 shtatorit në Muzeun e Historisë Natyrore.

    Megjithatë, ndryshimi nuk zgjati. Vetëm dy ditë më vonë, më 6 shtator, gjatë finales së Kupës së Botës në Rugby për femra, flokët e saj dukeshin sërish më të errët, ndonëse modeli gjysmë i kapur e vështirësonte dallimin e saktë të ngjyrës. Më pas, më 8 shtator, në një aktivitet të Federatës Kombëtare të Institutit të Grave, Kate u shfaq qartë me nuancën e saj natyrale kafe, të cilës ka mbetur besnike./Radar.al 

    Kate Middleton
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “A keni ju familje, nder e dinjitet?”, Ben Blushi humb durimin pas komenteve për protestën e Zvërnecit

    June 10, 2026

    Nga sot nis pagesa për faljen e pjesshme të detyrimeve tatimore

    June 10, 2026

    Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri, 4 të arrestuar në Tiranë, 2 në kërkim

    June 10, 2026

    “Unë tradhtar?!”, Rama nga Fieri i përgjigjet protestuesve: Në Serbi ua thashë në sy se Kosova është e pavarur

    June 9, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.