SHBA– Prej thuajse një viti, reperi i famshëm Sean Diddy mbahet në burg për akuzat e abuzimeve seksuale që kanë ndodhur në festat e organizuara nga ai.
Ndërkoëh sëfundmi mediat e huaja raportojnë se policia e Los Angeles-it ka nisur hetimet mbi një ankesë të re për ngacmim seksual kundër reperit dhe producentit Sean “Diddy” Combs.
Mësohet se akuza është e paraqitur nga një producent muzikor anonim nga Florida.
Sipas raportit të policisë, të cituar nga “NBC”, incidenti dyshohet të ketë ndodhur gjatë një seti fotografik në një depo në Los Angeles në vitin 2020, ku producenti pretendon se Combs ka kryer veprime të turpshme, përfshirë ekspozimin e organeve gjenitale.
Autoritetet e Los Angeles-it thanë se e kanë marrë zyrtarisht raportin nga Departamenti i Drejtësisë i Floridës më 14 nëntor dhe se do të vijojnë procedurat hetimore. Përfaqësuesi ligjor i Diddy-t, Jonathan Davis, ka mohuar kategorikisht akuzat, duke i quajtur “tërësisht të rreme dhe shpifëse”. Ai theksoi se Combs “pret të shfajësohet në gjykatë, jo në gjyqin mediatik”.
Ndërkohë, Combs aktualisht ndodhet në Qendrën Federale të Paraburgimit Fort Dix në Neë Jersey, ku po vuan dënimin prej 50 muajsh burg, i vendosur më 3 tetor 2025, për dy akuza të transportimit të grave për prostitucion.
Ai është planifikuar të lirohet më 8 maj 2028, me mundësi ulje dënimi për sjellje të mirë dhe pjesëmarrje në programe rehabilitimi. Hetimi i ri vjen në një kohë kur Diddy përballet me disa padi dhe akuza të tjera për sjellje të pahijshme dhe trafikim seksual, të cilat ai i mohon në mënyrë të vazhdueshme./Radar.al


