Ndërsa Partia Demokratike ka njoftuar protestën e saj të së hënës, punonjësit e shërbimit pranë godinës së jashtme të qeverisë kanë nisur të instalojnë mbrojtëse hekuri për sigurinë e objektit.
Mbrëmjen e së shtunës, hyrjet e Kryeministrisë u blinduan me panele metalike, në kuadër të masave të marra për tubimin e paralajmëruar nga opozita.
Sipas PD-së, aksioni opozitar do të ketë karakter javor dhe do të zhvillohet në bulevard me një platformë që përfshin “parlamentin” simbolik, podiumin dhe foltoren. Partia paralajmëron gjithashtu se thirrja për një protestë kombëtare do të vijë në javët e ardhshme.


