Muçi Shaljani, i njohur edhe si Muçi Sheqeri, mbetet në gjendje të rëndë pas atentatit pranë Rinasit ku humbi jetën Gilmando Dani. Ai ka marrë rreth 20 plumba në trup, mes tyre edhe dy në kokë.
Gazetarja Klodiana Lala bën me dije se mjekët nuk kanë mundur ende të heqin plumbat e mbetur në zonën e kokës për shkak të rrezikut të lartë. Shaljani po trajtohet intensivisht, ndërsa situata e tij shëndetësore konsiderohet delikate.


