Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Nuk shan, nuk akuzon”, Rama replikë me një protestues atipik

    E pabesueshme në fillim të Botërorit, shkarkohet trajneri pas mbledhjes urgjente

    Sekuestrohen 96 kg kanabis në kufirin greko-shqiptar, dyshohet se u trafikua nga Saranda

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Italia po heton “turistët snajperë” të Sarajevës

    November 14, 2025

    Tri dekada pas rrethimit të kryeqytetit boshnjak autoritetet italiane po hetojnë “turistët snajperë”. Ata dyshohet se kanë paguar për të qëlluar njerëz gjatë rrethimit të Sarajevës.

    Tri dekada pas rrethimit të kryeqytetit boshnjak autoritetet italiane po hetojnë “turistët snajperë”. Ata dyshohet se kanë paguar për të qëlluar njerëz gjatë rrethimit të Sarajevës.

    Një dëshmi e pazakontë ka rihapur plagët e rrethimit të Sarajevës. Më shumë se tri dekada pas rrethimit të saj prokurorët italianë kanë nisur hetime që mund të hedhin dritë mbi një nga aspektet më të errëta dhe më pak të njohura të Luftës së Bosnjës të viteve 1992-1995: të ashtuquajturit “turistë snajperë”. Fjala është për shtetas të huaj që dyshohet se kishin paguar për të ashtuquajturat “safari të Sarajevës”, ku qëllonin me armë civilë në kryeqytetin boshnjak, Sarajevë, që ishte i rrethuar nga forcat serbe të Bosnjës.

    Hetimi ndaj snajperëve të dyshuar nisi pas një padije të paraqitur nga gazetari dhe shkrimtari italian Ezio Gavazzeni. Ai i paraqiti Prokurorisë së Milanos dokumente dhe deklarata dëshmitarësh që i kishte mbledhur në vite të tëra kërkimesh. Në një intervistë për N1 Gavazzeni shpjegoi se zanafilla e punës së tij ishte një dokumentar i vitit 2022, “Sarajevo Safari”, i regjisorit slloven Miran Zupanic.

    Më shumë se tri dekada pas rrethimit të Sarajevës prokurorët italianë kanë nisur hetime që mund të hedhin dritë mbi një nga aspektet më të errëta dhe më pak të njohura të Luftës së Bosnjës të viteve 1992-1995: të ashtuquajturit “turistë snajperë”.

    Deklarata e një ish-agjenti sekret
    Edin Subašić, ish-oficer i Shërbimit Sekret të Ushtrisë Boshnjake, rrëfen në filmin “Sarajevo Safari” për marrjen në pyetje të një serbi të kapur në vitin 1993, i cili paska konfirmuar ekzistencën e “turistëve snajperë”. “I burgosuri, një 20-vjeçar nga qyteti serb i Paraçinit, deklaroi se kishte ardhur në Bosnjë me një grup vullnetarësh me ftesë të Partisë Radikale Serbe.”

    Pamje nga rrethimi i Sarajevës 1994

    Subašić tha për kanalin televiziv boshnjak FTV, se gjatë luftës kishte mbledhur informacione edhe për italianë të përfshirë si snajperë gjatë rrethimit të Sarajevës. Sipas pretendimeve të tij ishin gjetur “emrat e disa prej autorëve dhe hetimet e mëtejshme mund të hedhin dritë mbi mënyrën se si organizoheshin udhëtimet, pagesa dhe kthimi i pjesëmarrësve”. FTV njofton gjithashtu edhe për një “listë speciale çmimesh” të cilët vareshin nga personi që donin të qëllonin snajpervt: “burrë, grua, grua shtatzënë apo fëmijë”.

    Përfshirja e mercenarëve të huaj e dokumentuar mirë
    Mirsad Tokaca, drejtor i Qendrës së Kërkimit dhe Dokumentacionit në Sarajevë, i tha DW se analizat e shifrave të viktimave civile tregojnë se snajperët kanë vrarë rreth 300 dhe 350 vetë në Sarajevë. “Pothuajse të gjitha viktimat ishin civilë”, tha Tokaca.

    Edhe pse nuk ka të dhëna të sakta mbi numrin e turistëve snajperë, përfshirja e mercenarëve të huajnë forcat e armatosura serbe të Bosnjës është e dokumentuar mirë: “Baza jonë e të dhënave liston rreth 300 persona nga Greqia, Rusia, Ukraina dhe vende të tjera që kanë luftuar në ushtrinë serbe.”

    Hetimet aktuale të autoriteteve italiane ndaj turistëve snajperë në Luftën e Bosnjës mund të çojnë në gjyqet e para kundër qytetarëve evropianë të përfshirë në krime lufte jashtë hierarkive formale ushtarake, por me mbështetjen ose dijeninë e një pale ndërluftuese – në këtë rast të forcave serbe të Bosnjës./DW

    itali Sarajeve turistët snajperë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Nuk shan, nuk akuzon”, Rama replikë me një protestues atipik

    June 15, 2026

    E pabesueshme në fillim të Botërorit, shkarkohet trajneri pas mbledhjes urgjente

    June 15, 2026

    Sekuestrohen 96 kg kanabis në kufirin greko-shqiptar, dyshohet se u trafikua nga Saranda

    June 15, 2026

    Samiti G7: Shpresa për paqe në Ukrainë?

    June 15, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.