Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Mateo konfirmon ribashkimin me Brikenën, një foto romantike i jep fund aludimeve

    Messi thyen rekord historik në Botëror, bëhet golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave

    Lëvizje në Policinë e Shtetit, ndryshojnë drejtuesit në Shkodër dhe Malësi të Madhe

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Atentati në Rinas/ “E kujt i ha… se je deputet”, mbeti sot i plagosur, Muçi Shaljani 14 vite më parë u përplas me Saimir Tahirin

    November 11, 2025

    Një atentat mafioz mesditën e sotme pranë aeroportit të Rinasit tronditi vendin. Nga breshëria e plumbave u ekzekutua Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, ndërsa i plagosur mbeti Muçi Shaljani (Sheqeri), aktualisht agjent i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP).

    Shaljani nuk ishte emër i panjohur për publikun; në vitin 2011, së bashku me të vëllanë, është përplasur fizikisht me deputetin e atëhershëm të Partisë Socialiste, Sajmir Tahiri, gjatë një proteste paqësore të Forumit Rinor të opozitës. Sipas të dhënave të asaj kohe, 28-vjeçari Mustafa Sheqeri u thirr nga vëllai i tij për të shkuar urgjentisht te dyqani, ku ndodhi përplasja. Kur Tahiri i prezantua si deputet, Sheqeri iu përgjigj: “E kujt i ha… se ti je deputet”.

    Ngjarja e sotme ndodhi pak minuta pasi Gilmando Dani kishte ardhur nga Barcelona dhe kishte hipur në një Benz të bardhë luksoz, me Shaljanin në timon. Autorët, në një tjetër mjet, dyshohet se i zunë pritë pranë aeroportit dhe qëlluan me breshëri plumbash.

    Pas atentatit, makina e përdorur për ekzekutimin u gjet e djegur në fshatin Halil, ndërsa autorët dyshohet se janë larguar me një Toyota Yaris me targa greke drejt Fushë-Krujës.

    Policia njofton se ka rrethuar zonën, ka ngritur pika kontrolli dhe po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

    atentati Muçi Shaljani Rinas Saimir Tahiri
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Mateo konfirmon ribashkimin me Brikenën, një foto romantike i jep fund aludimeve

    June 22, 2026

    Messi thyen rekord historik në Botëror, bëhet golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave

    June 22, 2026

    Lëvizje në Policinë e Shtetit, ndryshojnë drejtuesit në Shkodër dhe Malësi të Madhe

    June 22, 2026

    Rama pas takimit me Macron: Kënaqësi të takoja Presidentin e Francës në Paris

    June 22, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.