Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy u lirua këtë të hënë pasdite dhe nuk vonoi të publikonte postimin e tij të parë në rrjetet sociale. Ai falënderoi të gjithë ata që e mbështetën gjatë kohës së vështirë dhe njoftoi se tani do të përqendrohet te përgatitja për apel.
“E vërteta do të triumfojë. Ligji është zbatuar. Tani do të përgatitem për apel dhe energjia ime është përqendruar ekskluzivisht në vërtetimin e pafajësisë sime,” shkroi Sarkozy. Ai shtoi se mijëra mesazhe mbështetjeje i dhanë forcë për të duruar këtë përvojë dhe se tani mbetet vetëm të shkruhet fundi i historisë.
Postimi i ish-presidentit tregon vendosmërinë e tij për të vazhduar betejën ligjore pas përfundimit të periudhës në burg.


