Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    SHBA refuzon vizën për kreun e Federatës Palestineze të Futbollit, reagime përpara Kupës së Botës

    Efektivi i Policisë në Sarandë përfundon në arrest shtëpie, dyshohet për ndërtim pa leje të një hoteli

    Shpresë e re për pacientët me glaukomë, nis testi i parë te njerëzit për terapinë që “rinovon” qelizat

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Nafta dhe benzina edhe më shtrenjtë vitin e ardhshëm, dy rritje taksash për karburantet në janar e korrik

    November 10, 2025

    Në vitin 2026, karburantet në Shqipëri pritet të shënojnë një tjetër rritje çmimi, si pasojë e dy ndryshimeve fiskale të përfshira në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm. Sipas relacionit të projektbuxhetit, qeveria parashikon indeksimin e akcizës me 1.5% që nga janari 2026, si dhe rritjen e taksës së karbonit nga 3 lekë/kg në 4.5 lekë/kg duke filluar nga korriku 2026. Të dyja këto masa do të reflektohen drejtpërdrejt në çmimin final të naftës dhe benzinës që paguajnë qytetarët, si edhe bizneset.

    Efektet fiskale: +667 milionë lekë të ardhura shtesë nga politikat ekzistuese

    Në analizën e të ardhurave për buxhetin 2026, Ministria e Financave thekson se efektet e politikave të mëparshme fiskale do të sjellin rreth 667 milionë lekë të ardhura shtesë në buxhet. Një pjesë e këtyre të ardhurave lidhen me indeksimin periodik të akcizës sipas ligjit aktual, i cili çdo dy vjet rrit nivelin e akcizës (me përjashtim të cigareve) me 1.5%, për të kompensuar efektet e inflacionit.

    Nga ana tjetër, kalendari i rritjes së taksës së karbonit — një masë e vendosur disa vite më parë për të nxitur politika më të gjelbra dhe për të frenuar ndotjen — do të vijojë të zbatohet në korrik 2026. Vetëm ky ndryshim pritet të sjellë 84 milionë lekë të ardhura shtesë, prej të cilave 70 milionë nga taksa e karbonit dhe 14 milionë nga TVSH në import.

    Dy goditje për konsumatorët: janar dhe korrik 2026

    Në terma praktikë, këto ndryshime do të reflektohen në dy valë rritjesh të çmimeve të karburanteve gjatë vitit 2026.

    Faza e parë, që hyn në fuqi në janar, lidhet me rritjen e akcizës me 1.5%, ndërsa faza e dytë, që nis në korrik, do të sjellë një rritje të mëtejshme si pasojë e shtimit të taksës së karbonit me 1.5 lekë për kilogram.

    Në të dyja rastet, barra fiskale do të përkthehet në një çmim më të lartë për konsumatorin, duke rritur kostot e transportit, të prodhimit dhe të mallrave bazë.

    Shqipëria, ndër vendet me çmimin më të lartë të karburanteve në botë

    Sipas renditjeve ndërkombëtare të publikuara gjatë vitit 2025, Shqipëria renditet ndër vendet me çmimin më të lartë të karburanteve në botë, por me një nivel shumë të ulët të të ardhurave për frymë.

    Kjo diferencë vjen kryesisht nga ngarkesa e lartë fiskale, pasi mbi 60% e çmimit të një litri naftë përbëhet nga taksat, akciza dhe TVSH. Ndërkohë, nëse miratohet drafti për kontributet për fondin e rezervës, çmimet pritet të rriten më tej.

    Efekt zinxhir në ekonomi

    Rritja e çmimeve të karburanteve pritet të ketë efekte zinxhir në ekonomi, pasi energjia dhe transporti ndikojnë drejtpërdrejt në koston e pothuajse çdo produkti dhe shërbimi.

    Një rritje e tillë në mes të vitit, përveç asaj të janarit, do të shtojë presionin inflacionist në sektorë kyç si ushqimi, logjistika dhe ndërtimi.

    Në thelb, ndonëse projektbuxheti 2026 parashikon më shumë të ardhura për shtetin, efekti i menjëhershëm do të ndihet në xhepat e qytetarëve dhe në kostot e jetesës, duke e bërë vitin e ardhshëm një tjetër vit sfidues për konsumatorët shqiptarë në raport me çmimet e karburanteve./ekofin.al

    Nafta dhe benzina
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    SHBA refuzon vizën për kreun e Federatës Palestineze të Futbollit, reagime përpara Kupës së Botës

    June 13, 2026

    Efektivi i Policisë në Sarandë përfundon në arrest shtëpie, dyshohet për ndërtim pa leje të një hoteli

    June 13, 2026

    Shpresë e re për pacientët me glaukomë, nis testi i parë te njerëzit për terapinë që “rinovon” qelizat

    June 13, 2026

    Alarm për dron në Lituani, NATO ngre avionët në fluturim, objekti rezulton balonë meteorologjike

    June 13, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.