Ish-drejtuesja e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), Aida Hajnaj, ka paraqitur një padi në Gjykatën Administrative kundër procesit të garës për drejtues departamentesh në Policinë e Shtetit.
Në kërkesën e saj, Hajnaj kërkon pezullimin e konkursit deri në marrjen e një vendimi gjyqësor, si dhe rikthimin në strukturat e Policisë së Shtetit në pozicionin e zëvendësdrejtoreshës së përgjithshme ose në rolin e shefes së një departamenti.
Ajo nuk ka marrë pjesë në garën e hapur në tetor për pozicionet e “Drejtorit të Departamentit”, proces që mbetet i hapur deri më 11 nëntor 2025.
Seanca gjyqësore për shqyrtimin e padisë së saj është planifikuar të zhvillohet më 11 nëntor, të njëjtën ditë kur mbyllet edhe faza e aplikimeve për konkursin në Policinë e Shtetit.


