Policia Kufitare e Kakavijës ka goditur dy raste të paligjshmërive në kufi, gjatë kontrolleve të intensifikuara për parandalimin e krimeve ndërkufitare.
Në hyrje të Shqipërisë, pas analizës së riskut, u kaluan për kontroll të detajuar automjetet e shtetasve E. N. dhe I. Gj..
Tek 48-vjeçari E. N., banues në Berat, policia gjeti dhe sekuestroi:
• një sasi lënde të dyshuar si kokainë,
• 3700 euro,
• 2 celularë.
Ai u arrestua në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Në furgonin e 49-vjeçarit I. Gj. nga Patosi, shërbimet e Policisë gjetën 250 fishekë gjuetie, të ndarë në 10 kuti, të padeklaruar dhe pa leje transporti.
Për të është nisur procedim penal për veprën “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.
Materialet i janë referuar Prokurorisë për hetime të mëtejshme.


