TIRANË– Kreyministri Edi Rama pak minuta më parë përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka njoftuar se nga viti 2026 do të zbatohet praktika e indeksimit vjetor të pagave për punonjësit e administratës, si qendrore ashtu edhe vendore.
“Ka një tjetër lajm të mirë, i cili është fillimi i praktikës së indeksimit vjetor edhe për pagat e punonjësve të sektorit publik, qoftë në nivel qendror apo vendor, të cilat do të korrektohen çdo vit në bazë të inflacionit. Kjo është politikë e re pagash, e kombinuar me rritjen e përgjithshme, i shton gati 100 mln euro që në vitin e parë 2026 shumës që mandate i katërt do të vendosë në dispozicion të rritjes së fuqisë blerëse të të gjitha kategorive shoqërore.“-tha Rama.
POSTIMI I PLOTË I RAMËS:
Pas rritjes së pensioneve e të pagës minimale, ja çfarë ka në Projekt-Buxhetin 2026 edhe për RRITJEN E RE TË PAGAVE nga PARTIA SOCIALISTE E SHQIPËRISË❤️


