Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar këtë pasdite në aksin rrugor Cërrik–Shalës.
Sipas njoftimit zyrtar, një kamion me drejtues shtetasin E. H. ka përplasur këmbësorin Xh. B., 70 vjeç, i cili ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.
Drejtuesi i kamionit është shoqëruar nga policia, ndërsa po kryhen veprimet procedurale për sqarimin e ngjarjes.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.


