TIRANË– Monika Kreymadhi ditën e sotme është paraqitur në SPAK, në zbatim të masës detyrim paraqitje të vendosur ndaj saj.
Teksa është prononcuar shkurt për gazetarët, Kryemadhi u shpreh me batutë se i kanë thënë që të mos paraqitet më se “kush të duron ty”.
Para dyerve të SPAK, gazetarët kanë bërë disa komente mbi ndryshimin e pamjes së saj, duke i thënë se ka marrë sitilin e këngëtarit të huaj Justin Bieber, në fillimet e tij në industrinë e muzikës. Për këtë Kryemadhi është përgjigjur duke iu thënë se është i njejti model, por me disa ndryshime.
“Është i njëjti model, por me disa ndryshime të tjera.”- tha Kreymadhi./Radar.al


