Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Alarm për bombë pranë Prokurorisë së Përgjithshme, rezulton i rremë

    Meloni takohet me Zelensky në Romë/ Italia: Mbështetja për Ukrainën është thelbësore për sigurinë e Evropës

    Skënder Hita në Samitin e Diasporës: Siguria, pasaporta e Policisë së Shtetit për miliona turistë dhe vizitorë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Leksione Nobeli për Shqipërinë

    November 1, 2025

    Çmimi Nobel në Ekonomi i këtij viti riktheu në qendër të debatit një nga mesazhet më të forta të dekadës: nuk ka zhvillim ekonomik pa inovacion. Fituesit e fundit, që kanë studiuar marrëdhënien midis përparimit teknologjik dhe rritjes së qëndrueshme, theksojnë se kapitali më i vlefshëm i çdo vendi nuk është më toka, industria apo burimet natyrore, por kapaciteti për të krijuar, për të shpikur dhe për të përshtatur risitë.

    Në thelb, ata argumentojnë se investimi në kërkim, zhvillim dhe teknologji nuk është luks për ekonomitë e vogla, por domosdoshmëri për mbijetesë në epokën e re të konkurrencës globale.

    Nëse këto leksione përkthehen në realitetin shqiptar, mesazhi bëhet edhe më urgjent. Shqipëria po hyn në një fazë të re ekonomike dhe institucionale, ku procesi i integrimit europian po kërkon nga bizneset dhe shteti një riformatim të thellë të mënyrës së funksionimit.

    Ekonomia shqiptare nuk mund të mbështetet më vetëm në krahun e lirë të punës apo në eksportet e produkteve të papërpunuara natyrore e atyre me vlerë të shtuar të ulët, por duhet të ecë drejt modernizimit teknologjik dhe digjitalizimit të plotë të proceseve.

    Është e vërtetë që Qeveria po tenton të tregohet novatore përmes projektit të ministres digjitale “Diella”, që tërhoqi vëmendjen e të gjitha mediave të huaja, por kjo nuk mjafton dhe nëse mbetet e vetme, rrezikohet të kthehet në reklamën e radhës.

    Shqipëria ka shumë për të bërë në drejtim të identitetit digjital, ekonomisë pa para në dorë (cashless), modernizimit të shërbimeve publike online e të tjera pa fund.

    Këto janë hapa që shkojnë në një linjë me tendencat globale dhe që mund të krijojnë terrenin për një ekonomi më transparente, më efikase dhe më konkurruese. Por në të njëjtën kohë, është e qartë se edhe digjitalizimi në vetvete nuk mjafton, nëse bizneset nuk ndryshojnë strukturën e tyre të brendshme dhe mënyrën si operojnë.

    “Monitor” ka trajtuar sfidat e integrimit në BE, ku drejtues të bizneseve dhe dhomave të tregtisë paralajmërojnë se ky proces do të ketë kosto të konsiderueshme për sipërmarrjet, sidomos për ato prodhuese, duke rrezikuar të japë një efekt negativ, sidomos në vitet e para.

    Për të përmbushur standardet europiane, kompanive do t’u duhet të zëvendësojnë teknologjinë, të instalojnë sisteme të reja prodhimi, të marrin certifikime ndërkombëtare dhe të trajnojnë personelin, me një kosto që mund të arrijë nga 200 deri në 700 mijë euro për një biznes të mesëm.

    Këto janë investime të detyruara, sepse procesi i integrimit nënkupton konkurrencë të hapur me tregun e BE-së dhe eliminimin e çdo avantazhi që nuk mbështetet në efikasitet apo cilësi.

    Në këtë kuptim, leksioni i Nobelit është i njëjtë me rekomandimin që del nga realiteti shqiptar: modernizimi teknologjik nuk është më zgjedhje, por detyrim. Çdo vonesë në këtë drejtim do të thotë humbje tregu, produktiviteti dhe investimesh.

    Siç theksojnë ekspertët e Dhomës Amerikane dhe të Dhomës së Tregtisë, për të mbetur konkurruese, ndërmarrjet shqiptare duhet të përqafojnë automatizimin, inovacionin dhe digjitalizimin si pjesë të pandashme të strategjisë së tyre të rritjes.

    Edukimi mbetet një faktor kyç për të nxitur këtë tendencë. Vendi ka shansin që një numër i lartë shqiptarësh kanë marrë kualifikimin në shkollat, ndër më të mirat në botë.

    Dhe objektivi i lidershipit të vendit është të gjejë mënyrat për ta bërë tërheqës vendin për këtë kontingjent të madh e mjaft të vlefshëm të kapitalit human. Nëse ata do të kishin një alternativë tërheqëse, kthimi i tyre në atdhe ndoshta do të përbënte investimin më të mirë e më të madh për të ardhmen e Shqipërisë.

    Një fenomen i tillë ndodhi në përmasa të mëdha në Kinë, me ata që u shkolluan jashtë saj, kryesisht në Amerikë, dhe nuk ndodhi me vendet e Afrikës, duke bërë diferencën në zhvillim të kontinentit, për sa kohë ata largohen për studime, por pa kthim. Shembujt janë, duhet vetëm të zgjedhim.

    Shqipëria ndodhet në një udhëkryq ku zhvillimi ekonomik dhe integrimi europian nuk mund të ecin pa bazën që sjell teknologjia. Leksioni i Nobelit i këtij viti është i qartë: kombet që investojnë në inovacion ndërtojnë pasuri afatgjatë; ato që vonojnë, paguajnë koston e të qëndruarit në vend.

    Dhe për Shqipërinë, kjo është koha për të kaluar nga eksperimentet sporadike drejt një vizioni të qëndrueshëm ekonomik që e sheh novacionin jo si slogan, por si strategji kombëtare./ Monitor

    Çmimi Nobel në Ekonomi Nobel
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Alarm për bombë pranë Prokurorisë së Përgjithshme, rezulton i rremë

    April 15, 2026

    Meloni takohet me Zelensky në Romë/ Italia: Mbështetja për Ukrainën është thelbësore për sigurinë e Evropës

    April 15, 2026

    Skënder Hita në Samitin e Diasporës: Siguria, pasaporta e Policisë së Shtetit për miliona turistë dhe vizitorë

    April 15, 2026

    Rama vizitë zyrtare në Itali, pritet takim me Giorgia Melonin në “Palazzo Chigi”

    April 15, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Nga komunikimi te aventura dhe ndjeshmëria emocionale, 4 shenjat e horoskopit që “thyejnë rregullat” në intimitet

    Parashikimi i horoskopit 14 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.