TIRANË– Në një kohë që në shoëbizin shqiptar çdo ditë qarkullojnë thashetheme që më pas rezultojnë të vërteta për ndarjen e shumë èifteve të njohur, padyshim që Alban Skënderaj dhe Mirian Cani janë një ndër dyshet që kanë treguar se dashuria e tyre nuk vdes kurrë.
Dy artistës janë gjithashtu ndër çiftet më të njohura dhe të dashura të skenës shqiptare, të cilët gëzojnë një martesë të lumtur prej 6 vitesh, por lidhja e tyre ka nisur para 18 vite ve.
Pak orë më parë Albani ka ndarë me ndjekësit e tij një fotografi të rrallë me Miriamin, të shkrepur shumë vjet më parë. Fotografia ka ngjallur nostalgji te artisti, i cili ka shkruar: “U bëmë pak nostalgjikë sot”. Për ta kompletuar momentin, Albani ka bashkëngjitur edhe kolonën zanore të këngës së tyre të përbashkët “Let Me Die With You”, duke rikthyer kujtime të veçanta nga koha kur muzika i bashkonte edhe më shumë./Radar.al



