Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Fluturim mbi bazën e Kuçovës, Ambasadori i SHBA në NATO në Shqipëri, ambasada amerikane publikon pamjet

    “Mami, të duam çmendurisht”/ Mimoza Ahmeti shpërthen në lot pas surprizës nga vajzat në ‘Ferma VIP’

    E-mail-i i Pentagonit për përjashtimin e Spanjës, NATO shuan spekulimet: Nuk ka asnjë mekanizëm për përjashtimin e anëtarëve nga Aleanca

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Stuhia tropikale “Melissa” godet Haitin, tre të vdekur, paralajmërohet për uragan

    October 25, 2025

    Stuhia tropikale “Melissa” ka shkaktuar tre viktima në Haiti, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se ajo mund të shndërrohet në uragan gjatë fundjavës, sipas Qendrës Kombëtare të Uraganeve (NHC) të SHBA-së.

    Agjencia e Mbrojtjes Civile të Haitit njoftoi se dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur, duke e çuar në tre numrin e viktimave të lidhura me motin e keq gjatë 48 orëve të fundit. Një prej viktimave humbi jetën të mërkurën, pasi mbi të ra një pemë për shkak të erërave të forta.

    Reshjet e dendura kanë shkaktuar rritje të nivelit të lumit Saint-Martin, që solli shkatërrimin e një ure në verilindje të vendit dhe dëme të konsiderueshme në shtëpi në veriperëndim, në zonën e Port-des-Peys.

    Sipas paralajmërimit të fundit të emergjencës të NHC-së, të lëshuar në orën 03:00 (me orën e Greqisë), Melissa ndodhej rreth 360 kilometra në jugperëndim të Port-au-Prince, kryeqytetit të Haitit, dhe 310 kilometra në juglindje të Kingston, kryeqytetit të Xhamajkës.

    Meteorologët paralajmërojnë se brenda 48 orëve të ardhshme stuhia mund të forcohet në uragan, duke goditur Xhamajkën dhe jugperëndimin e Haitit. Edhe pse intensiteti i saj ka ndryshuar pak në orët e fundit, NHC paralajmëron për “përmbytje katastrofike dhe rrëshqitje toke” në pjesën jugore të ishullit Hispaniola dhe në Xhamajkë gjatë fundjavës.

    Tropical Storm Melissa unleashes early flooding in the Dominican Republichttps://t.co/gWCIgLQRmK

    — World Class Getaways (@wcgetaways) October 25, 2025

    Haiti Stuhia tropikale uragan
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Fluturim mbi bazën e Kuçovës, Ambasadori i SHBA në NATO në Shqipëri, ambasada amerikane publikon pamjet

    April 24, 2026

    “Mami, të duam çmendurisht”/ Mimoza Ahmeti shpërthen në lot pas surprizës nga vajzat në ‘Ferma VIP’

    April 24, 2026

    E-mail-i i Pentagonit për përjashtimin e Spanjës, NATO shuan spekulimet: Nuk ka asnjë mekanizëm për përjashtimin e anëtarëve nga Aleanca

    April 24, 2026

    Netanyahu zbulon se u trajtua fshehtas për kancer

    April 24, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.