Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shqipëria zgjidhet anëtare e Komitetit Ndërqeveritar të UNESCO-s për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

    Udhëtarit nga Anglia i sekuestrohen në Durrës mbi 29 mijë paund dhe 455 euro të padeklaruara

    Formula 1/ Wolff: Nuk mund të lëmë pikë çdo dy gara, me një Ferrari të tillë duhet gjithnjë kujdes

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Lituania e thërret diplomatin rus, pas shkeljes së hapësirës ajrore nga dy avionë ushtarakë

    October 24, 2025
    Avioni ushtarak, Sukhoi SU-30.

    LITUANI– Lituania e ka thirrur të ngarkuarin me punë të Ambasadës e Rusisë në Vilnius në një takim sqarues, si dhe e ka kundërshtuar fuqishëm atë që e quajti hyrje të dy avionëve rusë në hapësirën e saj ajrore më 23 tetor.

    Ushtria lituane tha në një komunikatë se një avion luftarak, Sukhoi SU-30, dhe një avion cisternë, IL-78, nga enklava ruse e Kaliningradit kaluan në hapësirën ajrore të Lituanisë për 18 sekonda, mbase gjatë stërvitjeve për furnizim me karburant në ajër.

    Vilniusi i kërkoi Rusisë të “shpjegojë menjëherë” arsyet e shkeljes së hapësirës ajrore të Lituanisë dhe t’i ndërmarrë “të gjitha masat e nevojshme për ta parandaluar përsëritjen e incidenteve të tilla në të ardhmen”, thuhej në komunikatë.

    Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda, e quajti këtë “shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare dhe të integritetit territorial të Lituanisë”.

    Kjo shkelje “dëshmon edhe një herë rëndësinë e forcimit të gatishmërisë për mbrojtjen ajrore evropiane”, tha ai në X.

    Ministria e Jashtme e Lituanisë njoftoi se e thirri të ngarkuarin me punë në Ambasadën ruse për të protestuar kundër shkeljes së hapësirës ajrore.

    “Rusia duhet ta ndalë sjelljen e saj agresive, ta respektojë të drejtën ndërkombëtare dhe kufijtë e shteteve fqinje”, tha Ministria në X.

    Ministria e Mbrojtjes e Rusisë e mohoi se ka pasur ndonjë shkelje.

    “Fluturimet u kryen në përputhje të rreptë me rregullat për përdorimin e hapësirës ajrore mbi territorin rus. Aeroplanët nuk devijuan nga rruga e tyre dhe nuk shkelën kufijtë e shteteve të tjera”, tha Ministria ruse në Telegram.

    Dy avionë spanjollë, Eurofighter Typhoon – pjesë e misionit të patrullimit ajror të NATO-s në Baltik – u ngritën menjëherë për t’iu përgjigjur këtij incidenti.

    Kryeministrja e Lituanisë, Inga Ruginiene, tha se avionët “vepruan me saktësi” në “një tjetër shembull të punës së suksesshme dhe të bashkërenduar të shërbimeve tona”.

    Ajo shtoi se incidenti tregoi “edhe një herë se Rusia sillet si një shtet terrorist pavarësisht së drejtës ndërkombëtare dhe sigurisë së vendeve fqinje. Megjithatë, veprime të tilla nuk do të na prekin, Lituania mbetet e vendosur, e bashkuar dhe e gatshme të mbrohet”.

    Kryeministri i Estonisë, Kristen Michal, dhe ministrja e Jashtme e Letonisë, Baiba Braze, shprehën solidaritet të plotë me Lituaninë.

    Tri vendet baltike, anëtare të NATO-s dhe mbështetëse të forta të Ukrainës, kanë përjetuar shkelje të territorit të tyre nga avionë ose dronë rusë në muajt e fundit.

    Në shtator, tre avionë rusë, MiG-31, hynë në hapësirën ajrore të Estonisë mbi Gjirin e Finlandës dhe qëndruan atje për rreth 12 minuta.

    Ky incident e shtyu Talinin të kërkonte mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe aktivizimin e Nenit 4 të Traktatit të Atlantikut, i cili parashikon konsultime mes aleatëve në rast kërcënimi ndaj njërit prej tyre./REL 

    dy avionë ushtarakë Lituani
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shqipëria zgjidhet anëtare e Komitetit Ndërqeveritar të UNESCO-s për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

    June 17, 2026

    Udhëtarit nga Anglia i sekuestrohen në Durrës mbi 29 mijë paund dhe 455 euro të padeklaruara

    June 17, 2026

    Formula 1/ Wolff: Nuk mund të lëmë pikë çdo dy gara, me një Ferrari të tillë duhet gjithnjë kujdes

    June 17, 2026

    U mbyt në liqenin e Ulzës dy ditë më parë, nxirret nga uji trupi i 37-vjeçarit

    June 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.