TIRANË-Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të enjteje ka ndarë pamje nga Samiti i Procesit të Berlinit të zhvilluar ditën e djeshme në Londër.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, krahas fotove shefi i qeverisë shkruan se Shqipëria ishte pjesë e diskutimeve bashkëpunimin rajonal, rritjen ekonomike, sigurinë dhe rrugën drejt anëtarësimit europian.
“MIRËMËNGJES dhe me foto-albumin e ditës së djeshme në Londër, në Samitin e Procesit të Berlinit, ku Shqipëria ishte pjesë aktive e diskutimeve për bashkëpunimin rajonal, rritjen ekonomike, sigurinë dhe rrugën drejt anëtarësimit europian, ju uroj një ditë të mbarë.“- shkruan ai./Radar.al


