Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Plagoset me ar*ë zjarri një 35-vjeçar, i riu paraqitet në Spitalin e Traumës

    Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën një person

    Ndarja nga jeta e Rexhep Qosjas, sot ditë zie kombëtare në Kosovë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Shqipëria drejt ligjit për kriptovalutat, drafti pritet të finalizohet brenda vitit 2025

    October 22, 2025
    ​Çmimi i Bitcoin arrin 100,000 dollarë për herë të parë

    Shqipëria pritet të ketë ligjin e parë për kriptovalutat dhe asetet digjitale brenda vitit 2025, duke hapur rrugën për krijimin e një kuadri të qartë ligjor për këtë treg në zhvillim.

    Gjatë raportimit vjetor në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, drejtoresha e përgjithshme e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), Mimoza Kaçi, bëri të ditur se drafti i parë i ligjit është përgatitur dhe aktualisht ndodhet në proces konsultimi me grupet e interesit.

    “Kemi punuar për draftimin e ligjit dhe kemi dërguar versionin e parë për konsultim. Parashikojmë që drafti i plotë të finalizohet brenda këtij viti,” – tha Kaçi.

    Ajo shtoi se gjatë vitit 2024 është realizuar një vlerësim krahasues mes kuadrit shqiptar dhe atij të Bashkimit Evropian, ku rregullorja e re për kriptovalutat (MiCA) ka hyrë në fuqi plotësisht këtë vit.

    “Procesi në BE nisi me implementim gradual, ndërsa tashmë zbatohet plotësisht. Edhe ne po ndjekim të njëjtën qasje për ta përshtatur me realitetin vendas,” – sqaroi Kaçi.

    Në hartimin e ligjit janë të përfshira edhe Banka e Shqipërisë, Ministria e Financave dhe Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, me synim ndërtimin e një kuadri që garanton transparencë, siguri dhe mbrojtje të investitorëve.

    Sipas vlerësimeve të ekspertëve, në Shqipëri më shumë se 80 mijë qytetarë zotërojnë portofolë digjitalë, ndërsa gjatë vitit 2024, SPAK raportoi sekuestrimin e kriptovalutave me vlerë 11 milionë euro.

    drafti kriptovaluta Shqiperia
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Plagoset me ar*ë zjarri një 35-vjeçar, i riu paraqitet në Spitalin e Traumës

    April 24, 2026

    Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën një person

    April 24, 2026

    Ndarja nga jeta e Rexhep Qosjas, sot ditë zie kombëtare në Kosovë

    April 24, 2026

    Çmime marramendëse, sa do të kushtojë një biletë pët finalen e Kupës së Botës

    April 24, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.