Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Rama i përgjigjet sërish protestave për Zvërnecin dhe Sazanin: Projekte që do të kthehen në krenari kombëtare

    “Diamanti”/ Alfred Peza vjen me romanin e ri: Ambicie, lavdi dhe një botë përtej politikës

    Vetëvendosje kryeson bindshëm në numërimin e votave në Kosovë, por Kurti se formon i vetëm qeverinë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “I qetë dhe kishte një zemër të artë”/ U v*a pas një konflikti jashtë klubit në Itali, kush ishte 23-vjeçari shqiptar

    October 20, 2025

    Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin shqiptar në Itali. Hekuran Cumani, 23 vjeç, me origjinë shqiptare, ka humbur jetën pas një konflikti fizik të ndodhur në orët e para të mëngjesit të 18 tetorit, jashtë ambienteve të një klubi nate në qytetin Perugia.

    Sipas mediave italiane, i riu u godit me thikë gjatë një përleshjeje që ndodhi rreth orës 04:30 në parkingun e lokalit, në Via Luigi Vanvitelli. Goditjet fatale ishin në zonën e fytit dhe të gjoksit. Autoritetet italiane e gjetën trupin e tij të shtrirë në asfalt, ndërsa hetimet për rrethanat e ngjarjes dhe autorin e dyshuar – një person me origjinë nga Afrika e Veriut – janë ende në vijim.

    Hekurani kishte vite që jetonte në Itali dhe zotëronte shtetësi italiane. Ai banonte në Fabriano të Ankonës dhe punonte gjatë sezonit turistik në një restorant familjar në Senigallia, ndërsa gjatë dimrit merrej me punë të rastësishme.

    Mediat italiane e përshkruajnë të ndjerin si një djalë të qetë, të dashur dhe pa konflikte. “Ai ishte i qetë dhe kishte një zemër të artë. Nuk kërkonte telashe dhe gjithmonë shihte punët e veta,” – ka rrëfyer një kushëri i tij për mediat lokale.

    I apasionuar pas palestrës dhe sporteve, Hekurani njihej për karakterin e tij të qetë dhe pozitiv. Vdekja e tij ka shkaktuar tronditje te familjarët, miqtë dhe komuniteti shqiptar në Itali.

    23-vjeçari Hekuran Cumani itali vrasja
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Rama i përgjigjet sërish protestave për Zvërnecin dhe Sazanin: Projekte që do të kthehen në krenari kombëtare

    June 7, 2026

    “Diamanti”/ Alfred Peza vjen me romanin e ri: Ambicie, lavdi dhe një botë përtej politikës

    June 7, 2026

    Vetëvendosje kryeson bindshëm në numërimin e votave në Kosovë, por Kurti se formon i vetëm qeverinë

    June 7, 2026

    Elbasani i jep lamtumirën e fundit Fatjon Bunjakut, homazhe prekëse për futbollistin

    June 7, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.