Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Irani njofton hapjen e plotë të Ngushticës së Hormuzit gjatë armëpushimit

    Gjykata e Posaçme liron nga burgu Klodjan Rrjepajn dhe Ilir Rrapajn

    Trump sulmon sërish NATO-n: Tigër prej letre, i refuzova kur ofruan ndihmë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Izraeli mban të mbyllur pikën kufitare në Rafah, Netanyahu: Rihapja vetëm pasi Hamasi të dorëzojë trupat e pengjeve

    October 18, 2025

    IZRAEL– Zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu ka njoftuar këtë të shtunë se kalimi kufitar në Rafah do të mbetet i mbyllur deri në njoftim të mëtejshëm.

    Ndër të tjera është theksuar se theksuar se rihapja e tij do të varet nga dorëzimi i trupave të pengjeve të vdekur që mbahen ende nga Hamasi në Rripin e Gazës.

    “Kryeministri Netanyahu ka urdhëruar që vendkalimi kufitar Rafah të mbetet i mbyllur deri në njoftim të mëtejshëm.”-thuhet në deklaratë.

    Sipas njoftimit, rihapja e pikës kufitare do të merret në konsideratë bazuar në mënyrën se si Hamasi i përmbush detyrimet e tij për të kthyer pengjet dhe trupat e të ndjerëve, si dhe për të zbatuar kushtet e dakordësuara të armëpushimit.

    Ndërsa mediat e huaja raportojnë se ambasada palestineze në Kajro kishte njoftuar se kalimi kufitar Rafah midis Gazës dhe Egjiptit pritej të rihapej të hënën më 20 tetor, për të lejuar palestinezët që jetojnë në Egjipt të kthehen në territorin e Gazës.

    Ndërkohë, autoritetet izraelite kishin deklaruar se pas rihapjes së mundshme të kalimit, do të lejohej vetëm lëvizja e njerëzve dhe jo kalimi i ndihmave humanitare.

    Ushtria izraelite mori kontrollin e anës palestineze të pikës kufitare Rafah më 7 maj 2024, duke pretenduar se objekti ishte përdorur për qëllime terroriste dhe se përmes tij po kontrabandoheshin armë. Pas marrjes së kontrollit, të gjitha aktivitetet nëpër vendkalim u pezulluan, përfshirë edhe ato të personelit të Kombeve të Bashkuara./straitstimes/Radar.al 

    Izraeli Rafah Rripi i Gazës
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Irani njofton hapjen e plotë të Ngushticës së Hormuzit gjatë armëpushimit

    April 17, 2026

    Gjykata e Posaçme liron nga burgu Klodjan Rrjepajn dhe Ilir Rrapajn

    April 17, 2026

    Trump sulmon sërish NATO-n: Tigër prej letre, i refuzova kur ofruan ndihmë

    April 17, 2026

    Mister në SHBA/ 10 shkencëtarë dhe zyrtarë bërthamorë të vdekur ose të zhdukur në tre vite

    April 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.