Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, ishte në kërkim prej pesë vitesh

    Katari mbështet ndërmjetësimin e Pakistanit në bisedimet SHBA-Iran, optimizëm për arritjen e një marrëveshjeje

    Nufi në Pentagon, thellohet partneriteti ushtarak Shqipëri-SHBA: Amerika mbetet partneri ynë më strategjik

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Trump: Dërgimi i “Tomahawkëve” mund shkaktojë përshkallëzim

    October 18, 2025
    Presidenti ukrainas Zelensky tha se Ukraina mund ta furnizojë SHBA-në me dronë në këmbim të raketave Tomahawk. Por Trump tha se dërgimi i "Tomahawkëve" mund të çojë në një përshkallëzim, se ato janë armë shumë të rrezikshme.

    SHBA– Presidenti Trump e konsideron dërgimin e raketave Tomahawk në Ukrainë si veprim të parakohshëm që mund shkaktojë përshkallëzim të situatës.

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, mendon se është herët për të dërguar raketa Tomahawk në Ukrainë, gjë për të cilën shpreson presidenti ukrainas Zelenski. “Shpresoj të mos kemi nevojë për to”, tha Trump në Shtëpinë e Bardhë gjatë takimit me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenski. “Shpresojmë që do të jemi në gjendje ta përfundojmë luftën pa diskutuar për Tomahawk-ët”.

    Dronë në këmbim të raketave Tomahawk
    Në konferncën për shtyp para takimit në Shtëpinë e Bardhë, Zelensky tha në prani të gazetarëve se Ukraina mund ta furnizojë SHBA-në me dronë në këmbim të raketave Tomahawk. Por Trump tha se dërgimi i “Tomahawkëve” mund të çojë në një përshkallëzim. Këto armë janë të shkëlqyera, por shumë të rrezikshme.

    Qeveria ukrainase kishte njoftuar para takimit se Kievi shpreson që dërgimi i raketave Tomahawk dhe i armëve të tjera amerikane, do të jenë tema më të rëndësishme e takimit midis Trump dhe Zelenskit. Por pas një telefonate me udhëheqësin e Kremlinit, Vladimir Putin, Trump deklaroi se SHBA kanë vetë nevojë për këto sisteme armësh.

    Takimi në Budapest vetëm me Putinin

    Presidenti amerikan njoftoi gjithashtu se së shpejti ka të ngjarë të zhvillojë njëtakim kokë më kokë me Putinin në Hungari, por pa përfshirjen e drejtpërdrejtë të Ukrainës. Megjithatë Trumpi theksoi njëkohësisht se do ta mbajë kontaktin me Zelenskin. Presidenti amerikan tha se marrëdhëniet midis Putinit dhe Zelenskit janë të helmuara dhe se ka “shumë armiqësi” midis Moskës dhe Kievit. Sipas tij duhet që urrejtja të zhduket.

    Trump shtoi se do t’i bëjë gjërat të këndshme për të gjithë. Të tri palët – Rusia, Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara – do të përfshihen në një mënyrë ose në një tjetër në bisedime, por kjo mund të bëhet veçmas, tha ai.

    Trumpi dhe Putini u takuan në gusht në Alaskë pa Zelenskin dhe pa ndonjë rezultat të prekshëm./DW

    Dërgimi i "Tomahawkëve" presidenti Trump Trump
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, ishte në kërkim prej pesë vitesh

    June 13, 2026

    Katari mbështet ndërmjetësimin e Pakistanit në bisedimet SHBA-Iran, optimizëm për arritjen e një marrëveshjeje

    June 13, 2026

    Nufi në Pentagon, thellohet partneriteti ushtarak Shqipëri-SHBA: Amerika mbetet partneri ynë më strategjik

    June 13, 2026

    Pse është jetike të mbroni trurin në moshën 40-65 vjeç? Shkencëtarët: Kjo periudhë përcakton rrezikun për demencë dekada më vonë

    June 13, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.