Reperi i njohur nga Ferizaj, Mozzik, ishte sot mes mijëra qytetarëve në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, gjatë protestës në mbështetje të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po gjykohen në Hagë për akuza të pretenduara për krime lufte.
Mozzik u dallua me paraqitjen simbolike: ai kishte veshur një xhaketë të zezë ku ishte stampuar thënia e Kadri Veselit: “Jam krenar që i jam përgjigjur thirrjes së vendit për lirinë e kombit tim”. Për më tepër, mbi xhupin e tij mbante emblemën me shqiponjën dykrenare dhe tekstin “UÇK”, duke treguar qartë solidaritetin me ish-krerët e luftës.
Gjatë protestës, reperi u pa duke bashkëbiseduar dhe fotografuar me qytetarët, ndërsa përmes rrjeteve sociale ndau emocionet dhe atmosferën e ngarkuar me krenari të ngjarjes.
Protesta u organizua për të mbështetur Kadri Veselin, Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, të cilët për shumë qytetarë të Kosovës dhe Shqipërisë simbolizojnë lirinë dhe sakrificën për çlirimin e vendi





