Endrit Thaçi, djali i ish-Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, iu bashkua sot protestës në mbështetje të UÇK-së dhe ish-krerëve që po gjykohen në Hagë.
Ai u pa mes qindra qytetarëve të mbledhur në sheshin “Skënderbej”, duke mbajtur në duar flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe i veshur me simbole të saj.



Në krah të tij ishte edhe deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili mori pjesë në tubim si shenjë solidariteti me ish-luftëtarët e UÇK-së.

