TIRANË– Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla që në nisje të seancës plenare të kësaj të enjteje ka reaguar ashpër kundrejtë kryedemokratit Sali Berisha.
Balla ka përmendur një episod gjatë ndeshjes me Serbinë të zhvilluar pak ditë më parë në Leskovac. Sipas tij kur tifozët serbë donin të shanin, thërrisnin “Sali Berisha”.
Gjithashtu Taulant Balla tha se “Sali Berisha është një dhëndër i mirë i Serbisë, sepse i ka shërbyer sa herë ka pasur mundësi”.
Balla: Për habinë time, për habinë e plot miqve të tjerë me të cilët isha në Leskovac, para tre ditësh, tifozët serbë kur donin të na shanin na thërrisnin: Sali Berisha, Sali Berisha. Ja ka treguar një gazetar që ishte pranë meje, e mori në telefon, i tha “o doktor ca kanë këta tifozët serbe që thërrasin emrin tënd”. E thërrasin, sepse Saliu është dhëndri i mirë i Serbisë, i ka shërbyer mirë Serbisë sa herë ka pasur mundësi.”/ Radar.al


