Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Botërori 2026, turneu më i madh në histori: 48 skuadra dhe 104 ndeshje

    Begaj në 27-vjetorin e Çlirimit të Kosovës: Ky shtet është dëshmi e gjallë se liria nuk falet

    35-vjetori i PS-së, Rama nxjerr videon nga sheshi “Italia”: Faleminderit, vetëm përpara!

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    “Londra ka ikur në drejtim të paditur”/ Integrimi në BE, Rama: Me fat që jemi në mes të Evropës

    October 13, 2025
    “Londra ka ikur në drejtim të paditur"/ Integrimi në BE, Rama: Me fat që jemi në mes të Evropës

    TIRANË– Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së ditës së sotme me presidenten e KE, Ursula von der Leyen, ka deklaruar se Shqipëria është me fat që ndodhet në mes të Evropës dhe se ka mbështetjen e Bashkimit Europian.

    Ndër të tjeras shefi i qeverisë tha se në të kundërt vendi, sipas tij, do e kishte të pamundur krijimin e një shteti funksional.

    “Detyrat nuk i bëjmë se na i kërkon BE, as të kënaqim ata që nesër do të na miratojnë anëtarësimin, as në Paris, apo në Berlin, apo në… Më erdhi të them Londër, por Londra ka ikur në drejtim të paditur, ose në Romë.”- tha kryesocialisti.

    FJALA E EDI RAMËS:

    Kur thua 2027, do të thotë që brenda këtij viti do të mbyllen grupkapitujt.

    Ne duhet të bëjmë detyrat këtu, kapitull për kapitull, plus dhe në planin e rritjes. Nëse marrim një vlerësim pozitiv është si rezultat i detyrave të bëra deri tani. Detyrat nuk i bëjmë se na i kërkon BE, as të kënaqim ata që nesër do të na miratojnë anëtarësimin, as në Paris, apo në Berlin, apo në… Më erdhi të them Londër, por Londra ka ikur në drejtim të paditur, ose në Romë.

    Detyrat i bëjmë për veten tonë, e bëjmë Shqipërinë më të fortë e funksional si shtet, Procesi i integrimit për ne është një proces shtetbërje demokratike.

    Në fund të këtij procesi kur KE të thotë që e mbaruam punën tonë, ne Shqipëria, për veten tonë marrim një certifikatë, që në bazë të opinionit të BE jemi shtet funksional demokratik. Pastaj si i tillë, mund të hyjmë në BE, pastaj fillon procesi i përmirësimit, edhe edhe gjermanët që janë mbajtur për dekada të tëra si më të përsosurit nuk janë aq të përsosur sa i dinim, tani po e kuptojnë edhe vet. Për ne është fat që jemi në mes të Evropës dhe kemi BE që na shoqëron në këtë proces. Nëse do ishim jashtë këtij kontinenti dhe s’do kishim BE, do e kishim të pamundur të bënim një shtet funksional demokratik./Radar.al 

    Edi rama integrimi ne BE Londra
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Botërori 2026, turneu më i madh në histori: 48 skuadra dhe 104 ndeshje

    June 12, 2026

    Begaj në 27-vjetorin e Çlirimit të Kosovës: Ky shtet është dëshmi e gjallë se liria nuk falet

    June 12, 2026

    35-vjetori i PS-së, Rama nxjerr videon nga sheshi “Italia”: Faleminderit, vetëm përpara!

    June 12, 2026

    Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet në spital

    June 12, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.