Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Inshallah” nga Anne Hathaway bëhet virale, fansat reagojnë masivisht

    Trump zgjat armëpushimin me Iranin, SHBA mbajnë “bllokadën detare” në gatishmëri

    Nëna denoncoi të birin pasi pranoi vra*jen e trefishtë në Podgoricë, detaje nga ngjarja ku mbetën viktima dhe dy vëllezër shqiptarë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Vr*sja e gjyqtarit Kalaja/ KLGJ harton plan masash për sigurinë në Gjykata: Punonjës sigurie të trajnuar ose policë

    October 13, 2025

    TIRANË– Këshilli i Lartë Gjyqësor, pas një mbledhjeje urgjente me 260 gjyqtarë, ka ngritur një grup pune dhe ka hartuar një plan masash për rritjen e sigurisë në gjykata.

    Një vendim ky që vjen pas alarmit të ngritur nga trupa gjyqësore lidhur me mungesën e sigurisë në ambientet gjyqësore, pas ngjarjes tragjike ku gjyqtari i Apelit, Astrit Kalaja, u vra brenda sallës së gjyqit.

    Plani i KLGJ-së synon të forcojë masat e sigurisë fizike në gjykata, të përmirësojë bashkëpunimin me strukturat e Policisë së Shtetit dhe të garantojë një mjedis të sigurt pune për gjyqtarët dhe stafin gjyqësor.

    Deklarata e plotë e KLGJ

    Këshilli i Lartë Gjyqësor, në mbledhjen e datës 10.10.2025, në vijim të përmbushjes së detyrimeve kushtetuese dhe ligjore, me qëllim adresimin e problematikave dhe nevojave të ngritura në takimin e zhvilluar nga gjyqtarët, vendosi të hartojë një plan masash që kanë të bëjnë me:

    -Marrjen dhe analizimin e informacionit të detajuar, lidhur me masat e marra dhe kërkesat drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor nga secila gjykatë, nga Kryetari, Zëvendëskryetarët ose Këshillat e Gjykatës, gjatë viteve 2023, 2024, 2025, me objekt administrimin/menaxhimin e sigurisë në gjykatë;

    -Marrjen e informacionit lidhur me kushtet ekzistuese të shërbimit dhe të infrastrukturës së sigurisë në gjykata, pajisjen me skanera, detektorë, kamera sigurie, pajisje të tjera sigurie, si dhe funksionimin e tyre, në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi, me qëllim standardizimin e procedurave dhe trajnimin e personelit për menaxhimin e situatave që lidhen me sigurinë;

    -Pas analizimit të informacionit të marrë dhe identifikimit të problematikave dhe nevojave konkrete, ngritjen e një grupi ndërinstitucional pune me qëllim:

    i) adresimin e ndryshimeve ligjore dhe nënligjore për marrjen e masave për garantimin e sigurisë në gjykata për gjyqtarët, personelin gjyqësor dhe çdo përdorues të gjykatës;

    ii) sigurimin e pranisë së punonjësve të sigurisë të trajnuar apo pjesë e Policisë së Shtetit;

    iii) miratimin e protokolleve dhe procedurave standarde të sigurisë për secilën gjykatë;

    -Ngritjen e një grupi ndërinstitucional pune, me përfaqësues nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit dhe agjenci të tjera ligjzbatuese, me qëllim hartimin e masave të përbashkëta për sigurinë në sistemin gjyqësor në tërësi;

    -Përafrimin e kuadrit ligjor me praktikat më të mira ndërkombëtare, lidhur me sigurinë e gjyqtarëve, stafit mbështetës, si dhe përdoruesve të gjykatës;

    -Duke mbajtur në vëmendje detyrimet ligjore dhe punën e nisur nga viti 2021 e në vijim, me qëllim sigurimin e një infrastrukture të përshtatshme për kushtet e punës dhe sigurisë në gjykata, në bashkërendim me këshillat e secilës gjykatë, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi të marrë masa të menjëhershme lidhur me adresimin pranë pushtetit vendor dhe kërkimin e ndihmës për ndërtimin e 8 godinave të reja të gjykatave të shkallës së parë në rrethet gjyqësore, si dhe ndërtimit të godinave të reja për Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë;

    -Gjithashtu Këshilli, nxit gjykatat që të marrin masa për zbatimin e projekteve, në mënyrë që fondet e akorduara të realizohen brenda vitit buxhetor;

    -Në kuadër të pavarësisë institucionale, në bashkërendim me Ministrinë e Drejtësisë, të kërkojë kalimin në pronësi të Këshillit të Lartë Gjyqësor, të godinave ekzistuese të gjykatave dhe atyre që do të ndërtohen;

    -Analizën e të dhënave nga raportimet periodike të gjykatave, me qëllim rritjen e performancës dhe përkushtimit profesional dhe moral të secilit magjistrat;

    -Ngritjen e grupeve të punës me qëllim hartimin e propozimeve për ndryshime ligjore në ligjin nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, ligjin nr. 98/2016, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, të përbërë nga anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, gjyqtarë nga të tre shkallët e gjyqësorit, Gjykata e Lartë, Gjykatat e Apelit dhe Gjykatat e Shkallëve të Para, si dhe staf drejtues administrativ pranë Këshillit;

    -Bashkëpunimin me AKEP dhe AMA, me qëllim marrjen e masave për ndalimin e gjuhës së papërshtatshme ndaj gjyqtarëve në rrjetet sociale, platformave online dhe media, informimin e këtyre institucioneve mbi situatën aktuale, si dhe duke kërkuar prej tyre marrjen e masave konkrete brenda kompetencave ligjore;

    -Nisjen e procedurës për emërtimin e sallës së amfiteatrit në godinën “Poli i Drejtësisë” me emrin “Astrit Kalaja”, si dhe dërgimin e propozimit tek institucionet përkatëse, për dhënien e titullit “Dëshmor i Atdheut” gjyqtarit të rënë në krye të detyrës.

    Këshilli i Lartë Gjyqësor mbetet i përkushtuar për garantimin e një sistemi drejtësie të sigurt, të pavarur dhe funksional, në shërbim të qytetarëve dhe shtetit të së drejtës./

    Keshilli i Larte Gjyqesor Vrasja e Astrit Kalase
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Inshallah” nga Anne Hathaway bëhet virale, fansat reagojnë masivisht

    April 21, 2026

    Trump zgjat armëpushimin me Iranin, SHBA mbajnë “bllokadën detare” në gatishmëri

    April 21, 2026

    Nëna denoncoi të birin pasi pranoi vra*jen e trefishtë në Podgoricë, detaje nga ngjarja ku mbetën viktima dhe dy vëllezër shqiptarë

    April 21, 2026

    “E hodhën si plehra”/ Nëna e 19-vjeçares shqiptare në Greqi kërkon drejtësi për vajzën e saj

    April 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.