Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Influencerët rusë ndërrojnë kahe: Nga kozmetika në politikë

    Flet për herë të parë pas triumfit, Selin Bollati: Mesazhi i tim ati më preku në zemër!

    Fordi përplas 25-vjeçarin me biçikletë në Lushnje, dërgohet me urgjencë në spital

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Zelensky bisedë telefonike me Trump, ja çfarë kërkoi presidenti ukrainas

    October 12, 2025
    Zelensky bisedë telefonike me Trump, ja çfarë kërkoi presidenti ukrainas

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ka njoftuar se zhvilloi për të dytën ditë radhazi një bisedë telefonike me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, të cilën e përshkroi si “shumë produktive”.

    Ai thotë se biseda u përqendrua në çështje kyçe si mbrojtja, përdorimi i armëve me rreze të gjatë veprimi, përfshirë raketat Tomahawk dhe nevojat energjetike të Ukrainës.

    Zelenskyy i kërkoi Trumpit të luajë një rol ndërmjetësues për paqen në Ukrainë, njësoj siç janë bërë përpjekje për paqen në Lindjen e Mesme. Ai theksoi se Rusia po përfiton nga vëmendja globale ndaj konfliktit në atë rajon, duke intensifikuar sulmet kundër Ukrainës.

    Ndërkohë, Rusia vazhdon ofensivën ajrore ndaj infrastrukturës kritike energjetike të vendit. Gjatë natës, forcat ruse lëshuan 118 dronë, duke shkaktuar shtatë viktima dhe plagosjen e të paktën 23 personave në disa rajone, përfshirë Odesën, Donetskun dhe Çernihivin. Dëmtime u raportuan edhe në rrjetin energjetik të kryeqytetit, Kiev, ku u plagosën dy punonjës të kompanisë energjetike DTEK.

    Zelenskyy paralajmëroi se Rusia synon të godasë sektorin energjetik përpara dimrit, duke e quajtur këtë një formë terrori ajror. Vetëm gjatë javës së fundit, Ukraina është përballur me mbi 3,100 dronë, 92 raketa dhe rreth 1,360 bomba të lëshuara nga Rusia.

    Ai kërkoi që sanksionet ndaj Moskës, tarifat dhe veprimet ndaj vendeve që blejnë naftë ruse të vazhdojnë, për të mos i dhënë Rusisë mundësinë të përshkallëzojë agresionin.

    Rusi Trump Volodymyr Zelenskyy
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Influencerët rusë ndërrojnë kahe: Nga kozmetika në politikë

    April 19, 2026

    Flet për herë të parë pas triumfit, Selin Bollati: Mesazhi i tim ati më preku në zemër!

    April 19, 2026

    Fordi përplas 25-vjeçarin me biçikletë në Lushnje, dërgohet me urgjencë në spital

    April 19, 2026

    “Ose je anëtar me të drejta të plota, ose nuk je”, Marta Kos kundër iniciativës Rama-Vuçiç: Rregulli është i thjeshtë

    April 19, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.