Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ndarja nga jeta e Rexhep Qosjas, sot ditë zie kombëtare në Kosovë

    Çmime marramendëse, sa do të kushtojë një biletë pët finalen e Kupës së Botës

    Samiti i BE-së pa Orbanin: Lehtësim për kreditë për Ukrainën

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Të tjera

    Pas 35 vitesh zgjidhet misteri, dy gra në Austri zbulojnë se janë ndërruar në lindje

    October 12, 2025

    Një histori e jashtëzakonshme ka tronditur Austrinë jugore, ku një ngatërresë mes dy foshnjave të porsalindura në një spital të qytetit Graz është zbuluar vetëm 35 vite më vonë, falë një testi ADN-je.

    Sipas televizionit ORF, dy gratë, të lindura në tetor të vitit 1990, u takuan së fundmi me njëra-tjetrën dhe me prindërit e tyre biologjikë, pasi doli në dritë se ishin ndërruar aksidentalisht në ditën e lindjes.

    Gazeta “Kronen Zeitung” raporton se të dyja kishin lindur para kohe dhe ishin mbajtur në inkubatorë, përpara se të bashkoheshin gabimisht me nënat e gabuara. Spitali konfirmoi ngatërresën dhe kërkoi ndjesë publike:

    “Na vjen shumë keq që ky gabim ndodhi në atë kohë,” – deklaroi drejtori i spitalit.

    Njëra prej grave e kishte mësuar vite më parë se nuk ishte fëmija biologjik i prindërve që e rritën, pasi gjatë një dhurimi gjaku u zbulua se grupi i saj i gjakut ishte i papajtueshëm. Megjithë hetimet e spitalit dhe një apel publik në vitin 2016, familja tjetër nuk ishte gjetur.

    Ndërkohë, gruaja e dytë e zbuloi të vërtetën vetëm pak javë më parë, pasi gjatë shtatzënisë mësoi grupin e saj të gjakut dhe e lidhi rastin me historinë e pazgjidhur të shkëmbimit të foshnjave. Ajo kontaktoi gruan tjetër dhe një test ADN-je konfirmoi lidhjen e tyre biologjike.

    “Sikur të kisha pasur një motër për 35 vjet,” – tha njëra prej tyre, duke e përshkruar përvojën si të çuditshme, por të bukur. Ndërsa tjetra, që e kishte ditur më herët, u shpreh se ribashkimi ishte “një ndjenjë e papërshkrueshme”.

    Afrika e Jugut Austri gratë maternitet
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ndarja nga jeta e Rexhep Qosjas, sot ditë zie kombëtare në Kosovë

    April 24, 2026

    Çmime marramendëse, sa do të kushtojë një biletë pët finalen e Kupës së Botës

    April 24, 2026

    Samiti i BE-së pa Orbanin: Lehtësim për kreditë për Ukrainën

    April 24, 2026

    Sherr mes dy pronarë lokalesh në Korçë, mbetet një i plagosur

    April 24, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.