Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Zjarri në pallatin te Farmacia 10, Rama:Bonus qiraje dhe mbështetje nga bashkia për të prekurit

    Koreja e Veriut lëshon sërish raketa balistike, Seuli: Të ndalen aktet provokative

    Rikthimi më i bujshëm? Real Madrid befason me emrin e ri për postin e trajnerit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    ARRSH nis të hënën punimet për riparimin e rrugës Vorë-Ura e Dajlanit, segmentet ku do bllokohet qarkullimi

    October 10, 2025

    TIRANË– Autoriteti Rrugor Shqiptar do të nisë ditën e hënë një ndërhyrje për riparimin e shtresave asfaltike në segmentin rrugor Vorë–Ura e Dajlanit, çka do të shoqërohet me bllokime të përkohëshme të trafikut në këtë aks.

    Në një njoftim të publikuar në faqen e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, bëhet me dije se ARRSH do të nisë zbatimin e projektit “Emergjencë për riparimin e nënshtresave dhe shtresave asfaltike ”, një ndërhyrje e domosdoshme për përmirësimin e cilësisë së qarkullimit dhe sigurisë rrugore në njërin prej akseve më të ngarkuara të vendit.

    Bazuar në këtë njoftim punimet do të nisin më 13 tetor 2025, duke sjellë bllokim të përkohshëm të qarkullimit në drejtimin Vorë–Durrës, në disa segmente të ndara si:

    * Vorë – Maminas,
    * Maminas – Sukth,
    * Sukth – Fllakë,
    * Fllakë – Mbikalimi i Shkozetit,
    * Mbikalimi i Shkozetit – Ura e Dajlanit.
    Çdo segment do të ketë kohëzgjatje punimesh nga 1 deri në 2 ditë, në varësi të kushteve teknike dhe motit.
    ARRSH u bën thirrje përdoruesve të kësaj rruge që gjatë ditëve të ndërhyrjes të përdorin rrugën alternative: Vorë – Maminas – Katër rrugët e Shijakut – Durrës, për të shmangur vonesat dhe për të lehtësuar qarkullimin.
    Pas përfundimit të punimeve në kahun Vorë–Durrës, ndërhyrjet do të vijojnë edhe në kahun tjetër, Ura e Dajlanit–Vorë, me të njëjtën ndarje segmentesh dhe afate kohore.
    Në njoftimin e saj, ARRSH thekson se këto punime janë pjesë e ndërhyrjeve të emergjencës për rritjen e standardeve të mirëmbajtjes së infrastrukturës rrugore kombëtare, dhe kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për çdo vështirësi të përkohshme që mund të shkaktohet gjatë zbatimit të projektit./Radar.al 

    arrsh Segmenti Vorë-Ura e Dajlanit
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Zjarri në pallatin te Farmacia 10, Rama:Bonus qiraje dhe mbështetje nga bashkia për të prekurit

    April 19, 2026

    Koreja e Veriut lëshon sërish raketa balistike, Seuli: Të ndalen aktet provokative

    April 19, 2026

    Rikthimi më i bujshëm? Real Madrid befason me emrin e ri për postin e trajnerit

    April 19, 2026

    Ndeshje vendimtare që përcaktojnë sezonin e kuqezinjve, si është kalendari për Milanin deri në fund

    April 19, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.