Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Deputetja denoncon kërcënime me jetë në Facebook, policia nis hetimet

    Suedia paralajmëron skenar lufte në Baltik/ Rusia mund të testojë NATO-n me sulm të kufizuar

    Zjarr në ish-Hotel Tirana/ Situata vihet shpejt nën kontroll, pa dëme serioze

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Gjirokastra dhe Kukësi me rritjen më të madhe të shpenzimeve mujore, si ka ndikuar vala e emigracionit

    October 9, 2025

    Familjet në qarkun e Gjirokastrës, Kukësit dhe Fierit kishin rritjen më të lartë të aftësisë për të shpenzuar në vitin 2024 në krahasim me 2023 në raport me qarqet e tjera të vendit.

    Të dhënat e INSTAT mbi Anketën e Buxhetit të familjeve tregojnë se shpenzimet mujore të njësive familjare në Gjirokastër u rriten me 2.9% në vitin 2024, niveli më i lartë në shkallë kombëtare, e ndjekur nga Kukësi me 2.5% dhe Fieri me 2.3%. Në këto qarqe shpenzimet e familjeve u rriten më shumë se mesatarja kombëtare 1.5%.

    Në Gjirokastër, rritja lidhet me zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit, ku sidomos pas pandemisë ka nxitur hapjen e bizneseve të reja familjare.

    Në Kukës rritja e shpenzimeve të familjeve po vjen prej remitancave nga emigrantët. Qarku i Kukësit përjetoi emigracion masiv te të rinjve kryesisht drejt Britanisë së Madhe në 15 vitet e fundit.

    Vala e re e emigracionit e ka ndikuar pozitivisht konsumin e familjeve në këtë qark, i cili pavarësisht rritjes mbetet i fundit për nivelin e ulët shpenzimeve familjare në rang vendi.

    Në krahun tjetër, familjet në qytetet si Korça dhe Tirana pësuan rritjen me të ulët të shpenzimeve me 0.4 dhe 0.5% secila, duke regjistruar një ndryshim më të ulët. Frenimi i rritjeve të shpenzimeve në Kryeqytet po reflekton maturimin e ekonomisë së kryeqytetit, familjet e të cilët kanë buxhetin më të madh në shkallë vendi.

    Një familje në Tiranë shpenzoi mesatarisht 108,588 lekë vitin e kaluar, 14.4% më e lartë se mesatarja kombëtare dhe 31 për qind më shumë se Kukësi, qarku më i varfër i vendit.

    Familjet e kryeqytetit përballen me kosto më të larta se pjesa e vendit, për shkak të qirave më të larta të banesave dhe në përgjithësi çmime më të larta të ushqimeve, shërbimeve arsimore dhe mallrave dhe shërbimeve të tjetra në përgjithësi.

    Qytetet me rritje më të ulët të shpenzimeve të familjeve me 2024 si Korça (0.4%), Tirana (0.5%), Lezha (0.5%) dhe Durrësi (0.7%), ndodhen në një fazë më të pjekur të zhvillimit ekonomik.

    Tirana dhe Durrësi kanë tashmë tregje të konsoliduara, ku hapësira për zgjerim të shpejtë është më e kufizuar, ndërsa rritja fokusohet më shumë te cilësia e shërbimeve dhe inovacioni sesa te sasia.

    Në Korçë, megjithëse është zhvilluar bujqësia dhe turizmi sezonal, mungesa e investimeve të reja industriale dhe largimi i të rinjve drejt Tiranës e jashtë vendit ka frenuar ritmin e rritjes.

    Nga ana tjetër zonat që po nisin nga një bazë më e ulët ekonomike kanë ritme më të larta rritjeje, ndërsa qytetet që kanë arritur një nivel të qëndrueshëm zhvillimi po lëvizin me ritme më të ngadalta./Monitor

    Beleri ne Gjykatën e Fierit emigracioni instat Kukësi shpenzimet mujore
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Deputetja denoncon kërcënime me jetë në Facebook, policia nis hetimet

    April 16, 2026

    Suedia paralajmëron skenar lufte në Baltik/ Rusia mund të testojë NATO-n me sulm të kufizuar

    April 16, 2026

    Zjarr në ish-Hotel Tirana/ Situata vihet shpejt nën kontroll, pa dëme serioze

    April 16, 2026

    Arti shqiptar në zi/ Ndërron jetë në moshën 76-vjeçare “magjistari i lahutës” Jonuz Delaj

    April 16, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Nga komunikimi te aventura dhe ndjeshmëria emocionale, 4 shenjat e horoskopit që “thyejnë rregullat” në intimitet

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.