Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë Spitalit Memorial në Fier. Dy automjete, një Mercedes dhe një Toyota, janë përplasur me njëra-tjetrën në rrugën që kalon para spitalit.
Për shkak të goditjes së fortë, njëra nga makinat ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal anësor, ndërsa automjeti tjetër ka pësuar dëmtime të konsiderueshme në pjesën e përparme.
Si pasojë e përplasjes janë lënduar dy persona, të cilët janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Fierit për ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje ndodhet policia, e cila po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

