Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

     U arrestua në Brazil, ja si ka ndryshuar Ervin Mata që nga fotoja e fundit

    Qeveria miraton indeksimin me 6.4% të bazës me të cilën llogariten pensionet e reja

    Masakër në mes të Athinës/ 89-vjeçari qëllon me armë gjahu rojen e Sigurimeve Shoqërore, hyn në Gjykatën e Apelit dhe plagos 4 nëpunëset

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Shqipëria hyn në SEPA: Komisione më të ulëta dhe dërgesa bankare më të shpejta nga sot

    October 7, 2025
    Bankat shqiptare aplikojnë zyrtarisht në sistemin unik europian të pagesave

    Nga sot, Shqipëria bëhet pjesë e zonës unike të pagesave në euro, SEPA, duke sjellë përfitime të mëdha për qytetarët dhe bizneset. Të gjitha transfertat për jashtë vendit, si dhe paratë që mbërrijnë në vend përmes kanaleve zyrtare, do të jenë më të shpejta dhe me kosto shumë më të ulëta.

    Në konferencën e lancimit të transaksionit të parë të Shqipërisë në SEPA, guvernatori i BSH, Gent Sejko, theksoi se integrimi në SEPA sjell përfitime shoqërore dhe rajonale: ulje të informalitetit, rritje të përfshirjes financiare dhe harmonizim me tregun evropian.

    “Sipas vlerësimeve të Bankës Botërore, një rritje prej 10% e pagesave digjitale ul informalitetin me 2%. Emigrantët dhe familjet e tyre mund të kursejnë dhjetëra miliona euro në vit përmes dërgesave bankare nëpërmjet SEPA-s. Ndërkohë, bizneset në Ballkanin Perëndimor deri sot kanë paguar deri 10 herë më shumë për transfertat rajonale, ndërsa me SEPA kjo kosto bie në nivele evropiane”, tha Sejko.

    Ambasadori i BE në Shqipëri, Silvio Gonzato, e përshkroi hapin si mbajtje të premtimeve të BE dhe kërkoi thellimin e reformave në procesin e anëtarësimit.

    “Çdo qytetar ndjehet i barabartë me ata të BE-së, me transaksione më të shpejta dhe më pak kosto. Kjo tregon se angazhimet politike të vendosura sjellin rezultate konkrete për qytetarët”, tha Gonzato.

    Kryeministri Edi Rama e konsideroi përfshirjen në SEPA si një hap të rëndësishëm drejt Bashkimit Evropian.

    Nga sot, komisionet për transfertat elektronike do të jenë:
    Zero komision për transaksione deri në 40 mijë lekë
    0.005% për transaksione deri në 10 milionë lekë
    10 euro për transfertat mbi 10 milionë lekë
    Maksimumi i komisionit nuk do të jetë më shumë se 25 euro, një ulje gati 10 herë krahasuar me më parë

    Ky hap historik pritet të lehtësojë tregtinë, remitancat dhe pagesat digjitale, duke sjellë përfitime të prekshme për qytetarët dhe ekonominë shqiptare.

    komisione SEPA Shqiperia transferta
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

     U arrestua në Brazil, ja si ka ndryshuar Ervin Mata që nga fotoja e fundit

    April 28, 2026

    Qeveria miraton indeksimin me 6.4% të bazës me të cilën llogariten pensionet e reja

    April 28, 2026

    Masakër në mes të Athinës/ 89-vjeçari qëllon me armë gjahu rojen e Sigurimeve Shoqërore, hyn në Gjykatën e Apelit dhe plagos 4 nëpunëset

    April 28, 2026

    Kryeministri Rama jep lajmin e mirë: Hapet plotësisht segmenti i zgjeruar i autostradës Tiranë-Durrës

    April 28, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.