Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Bashkëpunimi rajonal në fokus të takimit ndërmjet AKEP dhe AEK

    Vajza 5-vjeçare dërgohet me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, Policia zbardh detajet

    Ra në det nga gurët dhe rrezikoi mbytjen, shpëtohet 16-vjeçari në Shëngjin

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Politike

    Ermal Hasimja vetofrohet zyrtarisht si kandidat për Tiranën

    October 4, 2025

    Pedagogu dhe analisti, Ermal Hasimja, një nga emrat e përfolur gjatë ditëve të fundit si kandidat për Bashkinë e Tiranës, ka shpallur publikisht kandidaturën e tij për kryeqytetin.

    Gjatë një prononcimi për Euronews Albania, Hasimja bëri të ditur se paraqet kandidaturën e tij për kryetar të Bashkisë së Tiranës, duke theksuar më tej se kërkon mbështetjen e Sali Berishës dhe të partive opozitare.
    “Më duket pozicioni logjik është që një opozitë e bashkuar të dalë me një kandidat të pavarur, i cili do të mbështetet nga një shumicë sa më e madhe e partive opozitare. Berisha ka kërkuar që edhe kandidatët e tjerë të shprehin dëshirat dhe ambiciet e tyre.

    Duke pasur këtë mundësi, unë po i drejtohem zotit Berisha dhe kryesisë së PD-së, si dhe forcave të tjera opozitare, duke ju paraqitur publikisht kandidaturën time për kreun e Bashkisë së Tiranës, me të njëjtat kritere që ai ka përcaktuar: kandidat i pavarur, pa logo specifike partie, i mbështetur nga shumica e opozitës. Prandaj, zoti Berisha mund ta quajë kandidaturën time të paraqitur dhe ta shqyrtojë”, tha Hasimja.
    Sakaq, Sali Berisha tha sot se Partia Demokratike do t’i konsiderojë me seriozitetin më të madh kandidatët e pavarur në këto zgjedhje dhe se do të presë për ta edhe dy ditë. “PD vlerëson dhe çmon shumë kandidaturat e pavarura. Do konsiderojmë me seriozitetin më të madh kandidatë të pavarur të cilët garojnë si të tillë dhe që konsiderohen të nevojshëm për fitoren e tyre, mbështetjen e PD. Besoj se në një valë me këtë nga diskutimet paraprake janë edhe forcat e tjera opozitare”, tha Berisha.

    bashkia tiranë Ermal hasimja kandidat PD
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Bashkëpunimi rajonal në fokus të takimit ndërmjet AKEP dhe AEK

    April 29, 2026

    Vajza 5-vjeçare dërgohet me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, Policia zbardh detajet

    April 29, 2026

    Ra në det nga gurët dhe rrezikoi mbytjen, shpëtohet 16-vjeçari në Shëngjin

    April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    April 29, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.