Mbrëmjen e së martës, një lojtar i kombëtares australiane të hokejit në Lojërat Olimpike “Paris 2024” është arrestuar për shkak se ka tentuar të blejë lëndë narkotike, kokainë.
Lajmi është bërë publik nga Komiteti Olimpik Australian, por pa bërë të ditur identitetin e personit që u arrestua, duke thënë se: Ne vazhdojmë të informohemi për këtë çështje, duke u përpjekur të ndihmojmë anëtarin e ekipit tonë. Këtë herë nuk kemi asnjë provë për ndonjë akuzë ndaj tij.
Megjithatë mediat e huaja kanë raportuar se personi i arrestuar është 28-vjeçari Thomas Craig, i cili mbrëmjen e së martë ka dalë nga fshati Olimpik me disa shokë për të bërë një shëtitje nëpër Paris.
Craig është kapur në flagrance nga policia teksa po përpiqej të blinte kokainë.


