Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Asnjë hezitim”/ Donald Trump urdhëron goditjen e anijeve iraniane në Ngushtica e Hormuzit

    Përpjekja e dëshpëruar e Spiropalit

    U nda nga jeta dje, Kosova shpall 24 prillin ditë zie për nder të akademikut Rexhep Qosja

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Rritja e pagave për të mbajtur stafin në rrezik për inflacionin, Sejko për mikrokreditë: Kemi zbatuar ligjin

    August 7, 2024
    Rritja e pagave për të mbajtur stafin në rrezik për inflacionin, Sejko për mikrokreditë: Kemi zbatuar ligjin
    Guvernatori i Bankës, Gent Sejko.

    TIRANË– Ekonomia shqiptare është në kohë të mira, ndërsa inflacioni po bie duke lënë pas goditjet e 2022-2023, por situata mund të ndryshojë nga rritja e shpejtë e pagave për të mbajtur punonjësit në punë, si shkak i mungesave të mëdha për staf që ka tregu aktualisht.

    Megjithatë kjo nuk do të lejonte uljen e çmimeve, përkundrazi mbajtjen lart të inflacionit, pasi rriten kostot e biznesit. Për këtë arsye Banka e Shqipërisë ka lënë të pandryshuar normën bazë të interesit në 3%.

    “Qëndrueshmëria e presioneve të brendshme inflacioniste mbështetet si nga kërkesa solide për mallra e shërbime, ashtu edhe nga rritja relativisht e shpejtë e pagave dhe e kostove të prodhimit. Vendimet e ardhshme të politikës monetare do të vijojnë të kushtëzohen nga informacioni i ri, dhe në veçanti nga analizat dhe vlerësimet mbi ecurinë e presioneve të brendshme inflacioniste.”- ka thënë Gent Sejko.

    Banka e Shqipërisë vlerëson se inflacioni do të kthehet në objektiv prej 3% në gjashtëmujorin e parë të 2025-ës, ndërsa aktualisht është në 2.1%. Guvernatori Sejko tha se inflacioni ka rënë për dy arsye kryesore.

    “Rënia e inflacionit të importuar ka pasqyruar si ndikimin e forcimit të kursit të këmbimit, ashtu edhe rënien e inflacionit në partnerët tanë tregtarë.”- ka deklaruar Sejko.

    Gjatë deklaratës së tij, Sejko i është rikthyer përsëri çështjes së mikro kredive duke ritheksuar se kanë marrë vendimet në bazë të ligjeve.

    “Ai ka marrë gjithnjë vendime në interes të së mirës publike të vendit dhe të shoqërisë, ka monitoruar me vëmendje dhe në përputhje me mandatin ligjor zbatimin e detyrave të ngarkuara, si dhe është njohur rregullisht me raportimet e njësive organizative të Bankës, përfshi edhe ato të mbikëqyrjes bankare. Banka e Shqipërisë dhe Këshilli Mbikëqyrës mbeten të gatshëm të mbështesin në vijim të gjitha reformat e nevojshme ligjore për adresimin e problematikave që kanë dalë në pah nga zhvillimet e tregut të trajtimit të kredive me probleme, si dhe të ndërmarrë me prioritet çdo nismë të nevojshme rregullatore, e cila qëndron brenda mandatit dhe kompetencës së vet. Kursi i këmbimit ka qenë relativisht i qëndrueshëm gjatë muajve të fundit, duke pasqyruar, ndër të tjera edhe një nivel më të lartë blerjesh valute në treg nga Banka e Shqipërisë.”- tha  Sejko.

    Sot e mërkurë 7 Korrik 2024, një euro po këmbehet mesatarisht me 100.17 lekë, duke regjistruar shifra historikisht të ulta, ndërsa një dollar këmbehet me 91 lekë.

    ekonomia shqiptare Gent Sejko Guvernatori i Bankës Rritja e pagave
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Asnjë hezitim”/ Donald Trump urdhëron goditjen e anijeve iraniane në Ngushtica e Hormuzit

    April 23, 2026

    Përpjekja e dëshpëruar e Spiropalit

    April 23, 2026

    U nda nga jeta dje, Kosova shpall 24 prillin ditë zie për nder të akademikut Rexhep Qosja

    April 23, 2026

    SPAK operacion të përbashkët me autoritetet franceze kundër mashtrimeve kompjuterike

    April 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.