Policia e Krujës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur më 1 gusht 2025, në aksin rrugor “Fushë Krujë – Vorë”, ku një shtetas i mitur u mor peng dhe u dhunua.
Në vijim të hetimeve, janë identifikuar dhe arrestuar dy persona:
• E. K., 33 vjeç, banues në Krujë
• D. K., 22 vjeç, banues në Krujë
Gjithashtu, janë shpallur në kërkim dy persona të tjerë të përfshirë në ngjarje:
• E. K.
• A. Z.
Hetimet zbuluan se dy të arrestuarit, pas një konflikti për motive të dobëta, i kanë hequr lirinë të miturit. Më tej, pas kallëzimit, shtetasit në kërkim kanë goditur me grushte të miturin dhe dy të rritur që e shoqëronin, me qëllim të tërhiqnin kallëzimin.
Policia vijon punën për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. Materialet procedurale janë dorëzuar në Prokurori për veprime të mëtejshme.


