Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, akuzoi Rusinë për bombardime të vazhdueshme, madje edhe pranë centraleve bërthamore, dhe rrëmbimin e mijëra fëmijëve ukrainas.
“Po, ne duam paqe. Por nëse një shtet dëshiron paqe, duhet të vazhdojë të investojë në armë – sepse armët vendosin kush mbijeton”, tha ai, duke paralajmëruar se siguria e kontinentit është në rrezik.
Zelensky paralajmëroi se Moldavia është nën kërcënimin e ndikimit rus dhe kërkoi nga Evropa që të veprojë me mbështetje konkrete financiare dhe energjetike, përndryshe kostoja do të jetë shumë më e lartë në të ardhmen.
“Mos e humbni Moldavinë, siç e humbët Gjeorgjinë dhe Bjellorusinë”, theksoi presidenti ukrainas.


