Policia e Ekuadorit arrestoi Panfilo Colonico, 52 vjeç, i njohur si Benny, i cili dyshohet se shërbente si “bankomati” i mafias shqiptare. Sipas Ministrit të Brendshëm ekuadorian, Colonico, që ka edhe nënshtetësi kanadeze, paraqitej si sipërmarrës, por dyshohet se ishte i përfshirë në pastrim parash, trafik droge dhe korrupsion zyrtarësh publikë.
Colonico ka pasur histori të errët më parë: në 2022 u akuzua për ngacmim të një prezantuese televizive, ndërsa në 2023 u rrëmbye në Guayaquil nga një komando e armatosur që hiqej si polic. Pas pesë ditësh, ai u shfaq në restorantin e tij me një taksi, pasi dyshohet se rrëmbyesit e liruan pas marrëveshjes për pagesë.


