Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Aksident në tunelin e Llogorasë, përplasen dy automjete, një shofer i plagosur lehtë

    Plagosi pronarin dhe hapi zjarr në lagje, arrestohet muratori shqiptar në Itali

    SHBA shtrëngon vizat, paralajmërim i fortë për ata që veprojnë kundër interesave amerikane, ja mesazhi i ambasadës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Genar Topalli reagon për shpenzimet e dasmës: Komentet me shifra janë të pavërteta e spekulative

    September 17, 2025

    Djali i ish-kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, Genar Topalli, ka reaguar pas spekulimeve në media lidhur me shpenzimet e dasmës së tij me bashkëshorten Cindy Marina në Romë.

    Në reagimin publik, Genar Topalli sqaroi se ceremonia u zhvillua në Bazilikën e Shën Marisë, te Altari i Qiejve, për të cilin nuk ka pagesë, por vetëm një donacion simbolik. Darka u mbajt në një ambient në Romë, me kosto që sipas tij nuk e kalon shpenzimin mesatar të një dasme në Shqipëri.

    Ai theksoi se të gjitha shpenzimet janë financuar nga ai dhe bashkëshortja, me mbështetjen e prindërve të Cindy-t, dhe u shpreh se qëllimi i reagimit është vetëm të hedhë poshtë komentet spekulative dhe të pavërteta mbi shifrat e dasmës.

    Në mesazhin e tij, Topalli gjithashtu foli për jetën dhe biznesin që ai dhe bashkëshortja menaxhojnë në SHBA, si dhe suksesin e prindërve të Cindy-t në fushën e transportit dhe sportit.

    Ai përfundoi sqarimin duke falënderuar të gjithë ata që u uruan për ditën e tyre të veçantë.

    REAGIMI

    Të dashur miq, familjarë dhe të njohur,
    Më 13 shtator 2025 përjetova ditën më të bukur të jetës sime: u kurorëzova me Cindy Marina.
    Edhe pse nuk kemi asnjë detyrim të japim shpjegime për jetën private, dua ta bëj këtë reagim për transparencë. Ceremonia u zhvillua në Bazilikën e Shën Marisë, te Altari i Qiejve – një bekim i madh shpirtëror, për të cilin, siç dihet, nuk ka pagesë, por vetëm një donacion simbolik.
    Më pas, darka u mbajt në një ambient në Romë, me kosto që nuk kalon shpenzimet e zakonshme të një dasme në Shqipëri (çdokush mund ta verifikojë lehtësisht me një kërkim të thjeshtë në Google). Gjithçka është menduar, organizuar dhe financuar prej meje dhe Cindy-t, me mbështetjen e prindërve të saj.
    Ne jetojmë e punojmë në SHBA, ku drejtojmë së bashku biznesin tonë në fushën e transportit, ndërsa Cindy, përveç angazhimeve të tjera, menaxhon një nga klubet më të mëdha të volejbollit në Kaliforninë Jugore, në pronësi të familjes së saj.
    Prindërit e Cindy-t jetojnë në SHBA prej afro 30 vitesh dhe sot kanë ndërtuar biznese të suksesshme në fushën e transportit dhe të sportit, me mbi 150 të punësuar.
    Ky sqarim bëhet vetëm për të shmangur çdo keqkuptim dhe për të hedhur poshtë komentet me shifra krejtësisht të pavërteta e spekulative.
    Falënderoj me zemër të gjithë ju që na uruat në këtë ditë të shenjtë për familjen tonë.
    Me respekt,
    Genar Topalli

    cindy marina dasma Genar Topalli shpenzimet
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Aksident në tunelin e Llogorasë, përplasen dy automjete, një shofer i plagosur lehtë

    April 23, 2026

    Plagosi pronarin dhe hapi zjarr në lagje, arrestohet muratori shqiptar në Itali

    April 23, 2026

    SHBA shtrëngon vizat, paralajmërim i fortë për ata që veprojnë kundër interesave amerikane, ja mesazhi i ambasadës

    April 23, 2026

    Ministri Nufi: ‘KAYO’ do të koordinojë industrinë ushtarake, në linjë me angazhimet e Shqipërisë në NATO

    April 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.